MENU
klinika

Shifrat për Europën

Mali i Zi i dyti për numrin e infeksioneve!

28.11.2020 - 13:30

Mali i Zi në lockdown në fundjavë, masë e re kufizuese që synon të frenojë përhapjen e koronavirusit.

Ndalimi i automjeteve do të mbetet në fuqi nga ora 19:00 e ditës së djeshme deri në orën 05:00 të ditës së hënë.

Mali i Zi ka regjistruar prej kohësh një indeks të lartë pozitiviteti dhe, në raport me popullsinë, ishte disa ditë më parë i dyti në Europë për numrin e infeksioneve për 100 mijë banorë.

Bilanci i 24 orëve të fundit është rreth 520 raste të reja, nga 1 510 teste të kryera, dhe pesë vdekje.

Që nga fillimi i epidemisë infeksionet kanë qenë 33 836 dhe viktimat 474. Mali i Zi ka një popullsi prej vetëm 620 mijë banorësh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Takim ndërkufitar trepalësh në Korçë

Shqipëria e Mali i Zi rifillojnë patrullimet e përbashkëta