26.11.2020 - 10:54
Hispano Suiza, një markë spanjolle automobilësh, prezantoi dje në Madrid modelin e saj të dytë, Carmen Boulogne. Kjo makinë është një version më sportiv, më i lehtë, më i fuqishëm dhe më i shtrenjtë sesa Carmen, që u zbulua në Sallonin e Gjenevës vitin e kaluar.
Motori i kësaj makine ka 1114 kuaj fuqi dhe mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 290 km/h. Nga 0 në 100 km/h arrin për 2,6 sekonda.
Çmimi i Carmen Boulogne është 1,65 milionë euro.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ja si funksionojnë vaksinat dhe kushtet e veçanta