MENU
klinika

I akuzuar për armëmbajtje pa leje

Me automatik dhe shotgun në makinë, arrestohet 20-vjeçari

28.11.2020 - 12:02

Policia e Bulqizës ka goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje duke arrestuar tre të rinj.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, kanë intensifikuar punën dhe dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Denion Fiku, 20 vjeç, banues në Bulqizë.

Kapja e tij u bë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Sektori Dushaj”, ku ai po qarkullonte në automjet me dy shokë të tij nga Tirana.

Nga kontrolli i imtësishëm i automjetit u gjetën të fshehura një armë zjarri automatik, një armë gjahu shotgun dhe 30 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit D. F., për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”; Saimir Hallaçi, 24 vjeç dhe Andi Çuni, 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Strukturat hetimore të DVP Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër, vijojnë hetimet për zbardhjen e veprimeve që do të kryenin këta persona që u kapën duke qarkulluar me armë zjarri.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


5 mësues dhe drejtori dalin pozitivë

Koronavirusi hyn në shkollën 9-vjeçare të Bulqizës


Përmbyten biznese e shtëpi në Shijak

Lumi Erzen del nga shtrati!

Katër qarqet që do të preken më shumë gjatë tri ditëve në vijim

Reshje intensive shirash dhe rrëshqitje dherash

Çfarë i gjeti policia në momentin e shoqërimit?

Goditi të ëmën, arrestohet 41-vjeçari në Bulqizë