MENU
klinika

Formula 1

Mercedes shpallet kampion, Ricciardo në podium

01.11.2020 - 14:58

Pistë e re, histori e vjetër. Dy makinat Mercedes triumfojnë edhe në garën e Imolas në Itali, duke dëshmuar dominimin total. Leëis Hamilton, që startoi i dyti, zuri vendin e parë. Tashmë piloti britanik pret vetëm kurorëzimin për titullin e shtatë, aq sa Michael Schumacher.

Valtteri Bottas në vendin e dytë, që edhe kësaj here nuk arrin të mbajë pozicionin në krye, pavarësisht se Mercedes i ka lënë të lirë të garojnë për kreun. Gjithsesi, Mercedes shpallet kampion matematikisht, i shtati radhazi. Surprizë vendi i tretë me Daniel Ricciardo, që ngjitet në podim me Renault. Australiani startoi nga vendi i pestë.

Po ashtu, surprizë edhe vendi i katërt me pilotin rus të Alpha Tauri, Daniil Kvyat, që parakaloi Charles Leclerc të Ferrarit në xhirot e fundit. Leclerc fitoi vetëm 2 pozicione nga nisja. Kjo edhe sepse Verstappen doli nga gara si pasojë e carjes së gomës.

 

Vijon të zhgënjejë Sebastian Vettel, që nuk futet në zonën e pikëve, duke u renditur ne vendin e 12-të. Mbeten edhe 4 gara nga ky sezon, më 15 nëntor do të zhvillohet Cmimi i Madh i Stambollit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN