MENU
klinika

Vlerësimi

Meta jep “Mjeshtër i Madh” për 6 ikona të Tiranës

09.11.2020 - 15:01

Shtatë figura të klubit të futbollit të Tiranës, por edhe të futbollit shqiptar në tërësi janë dekoruar ditën e sotme nga ana e presidentit Ilir Meta. Bëhet fjalë për Osman Meman, Bedri Omurin, Millan Baçin, Mirel Josan, Krenar Alimehmetin, Artur Lekbellon dhe Edmond Gëzdarin.

Në ceremoninë e sotme mungoi Artur Lekbello për shkak të pamundësisë shëndetësore, ndërsa Meta u shpreh se është detyrë për të vlerësuar emrat që kanë dhënë kontribut duke theksuar se Tirana është ekipi që ka dhënë më shumë në futbollin shqiptar.

“Emrat që vlerësojmë sot janë një vlerë e madhe për futbollin tonë dhe të Tiranës në veçanti. E kemi për detyrë që të vlerësojmë emrat që kanë dhënë kontributin e tyre.

Tirana ka qenë ekipi që ka dhënë më shumë në futbollin tonë. Kam nderin që të jap titullin “Mjeshtër i Madh” për lojtarët: Osman Mema, Bedri Omuri, Millan Baçi, Edmond Gëzdari, Mirel Josa, Artur Lekbello dhe Krenar Alimehmeti”, u shpreh Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Respekti për ikonat e futbollit

Presidenti dekoron 4 legjenda të Partizanit


Një fitore e vështirë ndaj Sllovakisë

Anglia kualifikohet për në çerekfinalen e Euro 2024

Kampionët në fuqi i thonë “lamtumirë” Europianit

Zvicra e Xhakës dërgon Italinë në ‘shtëpi’