MENU
klinika

Respekti për ikonat e futbollit

Presidenti dekoron 4 legjenda të Partizanit

16.10.2020 - 13:11

Ditën e sotme në ambientet e Presidencës, Ilir Meta, ka dekoruar me çmimi “Mjeshtër i Madh” katër legjenda të Partizanit. Bëhet fjalë për Sulejman Starovën, Ilir Lame, Ylli Shehun dhe Mikel Jankun, i cili u nda nga jeta para disa kohëve.

Megjithatë, i pranishëm për të tërhequr këtë çmim ishte djali i tij, Albano Janku, ndërsa në mungesë të Starovës, për arsye shëndetësore, çmimin e pranoi vajza e tij.

Vlen të theksohet se të katërt personazhet e dekoruar në ditën e sotme nga ana e presidentit Meta kanë pasur kontribut të madh në futbollin shqiptar, ashtu si edhe në kombëtare.