Miley Cyrus festoi ditën e djeshme 28-vjetorin e lindjes dhe mori qindra urime nga miq, kolegë e fansa të saj. Mes tyre ra në sy ai i Dua Lipës, e cila e cilësoi Miley-n si motrën e saj të madhe.
“Gëzuar ditëlindjen motra ime e madhe. Të dua! Qëndro seksi”, shkroi Dua në urimin për Cyrus.
Ndërkohë kjo e fundit është bërë nostalgjike për ditën e saj të lindjes dhe ka publikuar disa video të rralla nga fëmijëria. Në disa momente ajo shfaqet duke performuar gjithë pasion, duke dëshmuar se ka qenë e destinuar për t’u bërë një superyll.
Nga videot e postuara, duket se Miley nuk ka ndryshuar fare në pamje dhe vazhdon të ruajë ende ëmbëlsinë e fëmijërisë në portretin e saj. Ajo është shprehur se videon e saj e ka fshirë dhe e ka ripublikuar me ngjyra, sepse mund të bëjë ç’të dojë për ditëlindjen e saj, ashtu siç faktikisht bën çdo ditë tjetër të vitit.
Kujtojmë se projekti më i fundit muzikor i Miley-t është ai në bashkëpunim me Dua Lipën, “Prisoner”, i cili do të jetë pjesë e albumit “Plastic Heart” të Cyrus.