MENU
klinika

"Rrini larg gjithollogëve"

Paralajmërimi i mjekut Kalo: Do përballemi me javë kritike kundër Covid

09.11.2020 - 10:58

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka shpërndarë një tjetër mesazh për qytetarët, ku i bën apel t’i jepet fund disa dukurive, që sipas tij sa vijnë dhe bëhen më dominuese.

Sipas Kalos duhet të marrë fund vetëmjekimi pa konsultim paraprak tek mjeku dhe “doctor shopping”, që është marrja e mendimeve sa nga një mjek e nga një tjetër, pa i qëndruar kontakteve dhe këshillave të mjekut/mjekes, me të cilin kontaktohet dhe merren këshilla së pari.

“STOP nga gjithkush prej nesh të dy dukurive që sa vjen e bëhen dominuese:
1- VETËMJEKIMI pa një konsultim paraprak me mjekun e familjes ose një specialist të fushës,

2- Apo atë që njihet në praktikën mjekësorë si “DOCTORS SHOPPING”, marrjen e mendimeve sa te një mjek te tjetri pa i qëndruar kontakteve dhe këshillave të mjekut/mjekes, me të cilin keni kontaktuar dhe keni marrë këshilla më së pari…”, shkruan Kalo.

Ndër të tjerash Kalo përsërit trinomin, që është shumë i rëndësishëm në këtë kohë të vështirë pandemie: Maskën, distancimin fizik, dhe higjienën personale e kolektive.

Postimi i plotë i mjekut Tritan Kalo:

KOHË KOVIDIANE…9.11.2020 dhe për shumë – Shumë javë në vijim….JEMI në një situatë të pa dëshirueshme dhe kritike të PËRBALLJES me “flamën mbarë botërore” të infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19.

JETA e gjithkujt është e çmueshme, e plotë vlertë dhe e domosdoshme për individin, familjen dhe gjithë shoqërinë tonë….PËR ASNJË ÇAST të vetëm të mos i nënvlerësojmë ato çka kemi në dorë për uljen e “furisë së tërbuar” të kësaj flame:

1- Kufizimin apo bërjen e pamundur të hyrjes së virusit në organizmin tonë duke mbajtur një mbulesë të hundës e fytyrës, MASKËS….

2- Qëndrimi në një distancë jo të afërt mes nesh kudo ku një gjë e tillë është e mundshme, DISTANCIMI FIZIK….

3- Largimi nga trupi ynë apo i mjediseve ku jetojmë  i këtij virusi jetëlëndues apo më keq edhe jetëmarrës, HIGJENËS PERSONALE dhe asaj KOLEKTIVE….MDH, një trinom të cilin duhet ta kujtojmë për çdo sekondë në këtë periudhë të vështirë të përballjes sonë me “flamën mbarë botërore” të infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….

EDHE nënvlerësimi më i vogël i respektimit të këtij trionimi MUNDET të sjellë pasoja të pa korrigjueshme për shëndetin dhe jetën tonë….Panik jo dhe vetëm jo, KUJDES dhe DROJË po dhe vetëm po….Frika dhe paniku na ysht të bëjmë veprime dëmprurëse për shëndetin tonë….STOP tollovitjes së mendjeve tona me GJILLOLLOGJI, kaq shumë të përhapur përmes ekraneve televizive dhe rrjeteve sociale…

FRUSTIMIN socio-profesional dhe kërkimin e PROTAGONIZMIT kudo dhe në çdo çast shumë politi-qenër, anal-istë apo kolegë të mos e lënë për t’u kompensuar nga shoqëria e jonë në këto ditë turbulencash, për të bërë të mundur uljen e furisë së infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….

STOP të bërit “PORDHITIKË” me këtë shqetësim dhe problem madhor për shëndetin tonë. KENI 30 VITE në PUSHT-SHTET si PD, PS, LSI e kompani dhe NUK  mundët të ngrini në këmbë një SISTEM shëndetësor meritor për NE….NUK u ngopët ende o “ish-brekëgrisur të para 1990” në këto 30 vite, sa që edhe këto ditë kur gjindet në tehun e thikës jeta dhe vdekja e shumë prej nesh, JU VIJONI të kërkoni “të na shqyeni” nga xhepat edhe qindarkat tona të fundit…..

STOP nga gjithkush prej nesh të dy dukurie që sa vjen e bëhen dominuese: 1- VETËMJEKIMI pa një konsultim paraprak me Mjekun e familjes ose një specialist të fushës, 2- apo atë që njihet në praktikën mjekësorë si “DOCTORS SHOPPING”, marrjen e mendimeve sa te një mjek te tjetri pa i qëndruar kontakteve dhe këshillave të mjekut/mjekes, me të cilin keni kontaktuar dhe keni marë këshilla më së pari….

Pandemia NUK mori fund sikundër u tam-tamizua nga GJITHOLLOGJIA as në Qershor, as në Gusht apo edhe as në Tetor. Kështu ndodh kur shumë prej nesh nuk janë në gjëndje të “dallojmë si dhe sa duhet kekun nga byreku”, dhe gjithllogjinë tonë e shprehim “duke futur hundët” aty ku profesionalisht jemi edhe më pak të lëçitur….

KEMI ENDE shumë udhë për të bërë….HIGJENIZIMI i MUNGUAR i mjediseve kolektive apo i mjeteve të transportit kolektiv DUHET të marrë fund sa më parë. Më pak kohë e shpenzuar nëpër fushata propogandistike, e më shumë kohë dhe preokupim për higjenën e munguar të Tiranës, Kryeqytetit të Shqiptarisë, POR njëkohësisht edhe të vatrës më të madhe të Pandemisë së infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19…Më shumë BESIM në veten tuaj miq, të afërt, kolegë dhe bashkqytetarë si dhe më shumë BESIM  në Punën Përkushtimin e Profesionalizmin e Mantelbardhëve meritorë për këtë emër si dhe të gjithë personelit mjeksor….

PËRKUJDESJE maksimale për veten dhe të gjithë ata të cilët gjallojnë rreth jush….BASHKË me siguri do ja dalim t’a fitojmë këtë “betejë me këtë armik të padukshëm” POR shumë jetëlëndues dhe jetëmarrës….Ju duam dhe jemi aty në vijën e parë për t’u kujdesur në ruajtjen e shëndetit tuaj…TOGETHER FOR EVER!!!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN