MENU
klinika

Europa League

Napoli nderon Maradonën, nuk falin pretendentët

26.11.2020 - 22:59

Napoli i ka bërë respektin Maradonës jo vetëm me veshjen e bluzave dhe heshtjen para fillimit të ndeshjes së sotme, por edhe fitoren ndaj Rijekës 2-0 dhe marrë kështu kreun e grupit pas 3 fitoreve radhazi.

Nuk gabojnë edhe ekipet e tjera pretendente. Sipkat fitorja 4-0 e Tottenham në shtëpi ndaj Ludogorets, e Romës në transfertë 0-2 ndaj rumunëve të Cluj dhe përmbysja 3-2 e PSV-së ndaj PAOK.

Tottenham dhe Napoli nuk kanë hasur vështirësi në ndeshjet e tyre të Europa League. Trajneri Jose Mourinho zgjodhi që të luante me formacionin e dytë.

Ai hodhi nga minuta e parë sërish Dele Alli, ndërsa në krahun tjetër nuk mungon as Bale, Lucas apo Carlos Vinicius. Ishte ky i fundit që realizoi dy gola pas pasimeve të Dele Allis, ndërsa në pjesën e dytë Winks dhe Carlos Vinicius mbyllën llogaritë në 4-0.

Napoli fitoi me rezultatin 2-0 dhe i mjaftoi 1 gol për çdo pjesë. Goli i parë u shënua nga Politano në minutën e 41′ pas një aksioni të mirë të Zielinksit. Goli i dytë u realizua nga Lozano pas asistit magjik të Insignes nga distanca. Napoli mban vendin e parë në grup pas barazimit të Alkmarit ndaj Sociedadit.

Roma është kualikuar në 1/16-at e Eruopa League kur kanë mbetur akoma edhe dy ndeshje për t’u luajtur në fazën me grupe. Lojtarët e Fonseca-s kanë fituar në fushën e Cluj me rezultatin 2-0 në javën e katërt të Grupit A.

Ka ndodhur gjithçka në pjesën e dytë: Veretout ka sjellë golin e avantazhit të verdhekuqve në minutën e 49-të me një goditje dënimi, që është devijuar nga Debeljuh në portën e vet, ndërsa në të 67- ën francezi ka transformuar penalltinë e fituar nga Mkhitaryan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN