MENU
klinika

Editoriali i The New York Times

Pavarësisht fituesit, Amerika ka pse feston!

04.11.2020 - 08:31

Sado të diskutueshme dhe të frikshme dhe ndoshta të dhunshme mund të rezultojnë të jenë këto zgjedhje, Amerikanët po luftojnë për të ardhmen e një vendi për të cilin ne të gjithë pajtohemi se ia vlen të luftosh.

Votuesit janë në numër rekord. Vullnetarët po sigurohen që votat e tyre të numërohen shpejt dhe saktë. Ata po ndihmojnë votuesit të mbajnë distancën shoqërore. Dhjetëra mijëra të rinj vullnetarë për të shërbyer si punëtorë të sondazhit, duke zëvendësuar të moshuarit që zakonisht e bëjnë këtë por nuk ndiheshin rehat duke e bërë këtë në mes të pandemisë.

Ky vullnetarizëm është edhe më i dukshëm pasi po ndodh gjatë një pandemie.

Zgjedhjet po zhvillohen gjatë një viti kur politikanët dhe vullnetarët e fushatës nuk mund të shkojnë derë më derë siç bënë më parë. Amerikanët kanë përdorur krijimtarinë më shumë se kurrë. Muzikantët e xhazit zhvillojnë një koncert virtual. Këngëtarja Leslie Odom Jr, publikoi një video të tij duke kënduar “Wait for It”, për të inkurajuar amerikanët të jenë të durueshëm dhe të presin që të gjitha votat të numërohen.

Katie Mazzocco, një pronare e një biznesi të vogël në Pittsburgh, u sëmur me Covid-19 në Mars dhe ishte  në shtrat – megjithatë gjeti forcën për të shkruar 300 kartolina për të dalë në votim.  Joe LaMuraglia, një banor i Savannah i cili ka qëndruar në Boston gjatë pandemisë, udhëtoi me makinë deri në Xhorxhia, vetëm për të votuar pasi vota e tij e munguar nuk mbërriti në postë.

Më shumë se 100 milion Amerikanë votuan para Ditës së Zgjedhjeve, më shumë se dyfishi i numrit në vitin 2016. Kjo është e habitshme – dhe frymëzuese.

Është e lehtë të ndikohesh duke lexuar në lidhje me përpjekjet për të vjedhur votën.

Zgjedhjet e vitit 2020 e kanë kthyer vëllain kundër motrës dhe babanë kundër djalit. Dhe ka bërë jehonë ndër breza. Në Çikago, një avokate me emrin Anurima Bhargava bëri një video në lidhje me humbjen e vëllait të saj disa javë para se Joe Biden të kishte humbur djalin e tij. Në video, ajo foli për atë që Biden u tha prindërve të saj në lidhje me humbjen e tyre të përbashkët. Ajo ia doli sepse dëshironte t’u tregonte kolegëve të saj amerikanë për rëndësinë e të paturit një president i cili e njeh nga afër vdekjen, veçanërisht në mes të një pandemie.

Po, zgjedhjet kanë qenë konfuzuese. Ne jetojmë në një vend ku shumë amerikanë janë të detyruar të presin në radhë të gjata të papranueshme për të votuar, veçanërisht nëse janë njerëz me ngjyrë dhe të varfër.

E vetmja gjë që e mban të paprekur demokracinë tonë është besimi ynë i përbashkët në të dhe gatishmëria jonë për t’u mbrojtur nga kërcënimet.

Kjo është e njëjta frymë që i bëri përshtypje Alexis de Tocqueville për Shtetet e Bashkuara: Fryma qytetare e vullnetarizmit, nga ana e njerëzve të zakonshëm, është ajo që na lidh së bashku. Me kombin aq të ndarë sa është, duke u përballur me sfida të mëdha, do të na duhet shumë më tepër.

Përkthyer dhe përshtatur nga New York Times/ konica.al