MENU
klinika

"E pafalshme që në Shqipëri..."

Pedagogu Endri Shabani përfundon dokoraturën në Oksford: Suksesi nuk është asnjëherë linerar

23.11.2020 - 12:25
Kete jave perfundova doktoraturen ne shkenca politike ne Universitetin e Oxfordit.
Duke mberritur ne fund te ciklit akademik, ka qene e natyrshme keto dite te reflektoja per rrugen qe kam bere deri ketu.
Hapat e para kane qene tek shkolla Ali Demi, te ciles i mungonin kushtet baze si ngrohja apo ndricimi. Po cfare rendesie kishin keto, kur kishim mesues te pergatitur, qe ne thelb na donin dhe kujdeseshin per ne? Ne ate kohe femijet e elites dhe te popullit mesonin ne te njejtat klasa, ne te njejtat kushte, dhe me te njejtet mesues.
Ky fuzion i klasave sociale ishte nje pasuri e jashtezakonshme sociale dhe kulturore. Femijet mesonin shume nga njeri tjetri dhe nga familjet e njeri tjetrit, duke nisur qe nga disiplina e punes, tek stili i jeteses, dhe deri tek aspiratat per te ardhmen.
Nga ana tjeter, ky kapital social te ndihmon te ecesh perpara ne jete, pasi miqte i japin doren njeri tjetrit, dhe mobiliteti social behet me i lehte kur kapitali social i tejkalon klasat sociale, sic behet I pamundur kur femijet segregohen ne baze te arritjeve te prinderve.
Se dyti, ka patur momente kur te shkoje ne shkolle kerkonte guxim te madh, sic ishte 97-98 kur rruges per ne shkolle mbanim cante ne koke nga frika e ndonje ‘plumbi qorr’. Sic edhe kerkohej kembengulje e madhe t’I beje mesimet me qiri, si ne kohen e Naimit. Keto ishin kushtet e Shqiperise se atyre viteve.
Por nga ana tjeter, klima e pergjithshme ne shkolle dhe ne familje, ishte e tille qe edukimi konsiderohej prioritet mbi prioritete.
Gjithashtu edhe modelet inspiruese ishin kryesisht intelektuale, fuqia e te cileve buronte nga thellesia e mendimit dhe forca e fjales. Nuk e di nese do kisha patur te njejtin motivim per shkollen, po te isha rritur me modelet e kaubojseve me panamera, apo trafikanteve qe shesin droge pa hile (jo nen 100 kile).
Se treti, duke qene i pari ne familje qe shkon ne universitet, me eshte dashur te punoj dhe sakrifikoj shume me teper. Nuk ka qene fare e lehte. Per mua shkolla e larte nuk ka qene as nje rruge e qarte, dhe as nje rruge e sigurte. Ka patur ulje-ngritje, momente lodhjeje dhe pesimizmi, duke mos e pare dot driten ne fund te tunelit.
Por nga ana tjeter kam patur fatin te rritem nga prinder qe me kane krijuar lirine te zgjedh rrugen time ne jete, dhe me kane mbeshtetur pa kushte. E kam ende te stampuar thelle ne memorie fytyren e prinderve te mi,te derrmuar nga malli dhe dhimbja, si cdo prind. E megjithate ata nuk ndaluan asnjehere duke sakrifikuar gjithcka qe une te kisha ne jete ato mundesi qe atyre iu ishin mohuar.
Ne kete pike, pa rene ne pergjithesime dhe klasifikime, mendoj se sakrificat qe bejne prinderit shqiptar per shkollimin e femijeve, prinderit anglez, amerikan apo gjerman as nuk i cojne neper mend.
Se katerti, ashtu si pjesa me e madhe e shqiptareve, familja ime nuk ka patur mundesi financiare per te perballuar shkollimin tim ne Britani. E kam ende te gjalle ndjesine therrese te dites kur bashke me pranimin ne Oxford me erdhi nje oferte financiare, te cilen nuk e perballonim dot edhe sikur te shisnim shtepine (jo se e nuk e menduam). Shteti shqiptar nuk ka kredi studentore, dhe ato bursat e ekselences dihet se ku shkojne.
Por nga ana tjeter une kam perfituar nga fakti qe Universiteti i Oxfordit nuk eshte fitimprures, dhe qe pasurine e vet e investon tek studentet. Nje pjese e ketyre parave perdoren per te dhene bursa qe te krijojne mundesi shkollimi ne baze te aftesise se studentit, dhe jo xhepit te prinderve. Sikurse kam qene me fat edhe qe panelet perzgjedhese te Oxfordit zgjodhen qe per kater vite rradhazi te ma jepnin mua bursen Clarendon, dhe jo njerit prej mijera studenteve te tjere, qe mbase e meritonin po aq sa une.
Une kam perfituar edhe nga serioziteti i punes dhe pergjegjesia e 15 mije akademikeve, qe e kane renditur universitetin e Oxfordit te parin ne bote, per disa vite rradhazi. Nese dekanet, rektori apo pedagoget e Oxfordit do kishin bere plagjiature, apo do shisnin provime, diploma ime do paragjykohej dhe zhvleresohej, pavaresisht se sa mire do kisha punuar une, apo sa shume do isha lodhur.
E tregoj kete histori per dy arsye:
E para, per tu kujtuar studenteve te mi, apo atyre qe jane mosha e studenteve te mi, qe suksesi nuk eshte asnjehere linear, por ka ulje dhe ngritje. Pikerisht atehere kur ti je duke shkelur ne te tatepjeten e rruges tende, mund te jesh me afer se kurre prane nje mundesie qe te ndryshon jeten. E rendesishme eshte qe njeriu te mos humbase besimin dhe te mos dorezohet. Dhe sigurisht te mos devijoje nga rruga e punes se vazhdueshme, pasi asnje shteg i shkurter nuk te nxjerr ne krye te rruges.
E dyta, per tu kujtuar kolege te mi, apo moshes se kolegeve te mi, qe te mos i shohin arritjet e tyre si merita ekskluzivisht te tyre, sepse suksesi nuk eshte asnjehere personal. Rruga qe ne shkelim eshte gjithmone e shtruar me mundin, perkujdesin, dashurine dhe sakrificat e te tjereve. Prandaj shoqerite, familjet dhe njerezit avancojne gjithmone bashkarisht.
Prandaj, duhet te shtrojme rrugen per ata qe fillojne tani shkollen, dhe te mos e hedhim shkallen me te cilen ne vete u ngjitem.
Suksesi nuk krijohet ne vakum, por kerkon nje infrastrukture qe iu jep te rinjve mundesi te barabarta ne jete, dhe garanton mobilitetin social ku edhe femija e dy punetoreve te mos kete frike te enderroje qe nje dite do te jete ne universitetin me te mire te botes.
Eshte e pafalshme qe mundesite per mobilitet social ne Shqiperi sot jane me te vogla sec kane qene 30 vite me pare.
Dhe sefundmi, secili nga ne duhet te marre pergjegjesite e veta si pjese e kesaj shoqerie. Dhe ketu e kam fjalen per modelet qe promovojme apo qe lejojme te promovohen.
Nese ne vazhdojme te votojme kriminele neper ofiqe, te duartrokasim trafikante neper skena, dhe tu perulemi paafteve e te paudheve, do ta kemi te veshtire t’i bindim femijet qe te zgjedhin rrugen e mundimshme te shkolles.