MENU
klinika

Nga Astrit Patozi

Për tifozët e egër shqiptarë të zgjedhjeve amerikane

04.11.2020 - 20:10

Këta tifozët e egër të zgjedhjeve amerikane në Shqipëri bëjnë mirë të qetësohen, jo thjesht për faktin se historia nuk u ka caktuar ndonjë rol për të luajtur, që diçka atje të ndryshojë.

Por mbi të gjitha se janë energji pa lidhje, të cilat shpenzohen për “një luftë” që nuk na përket aspak, ndërkohë kur mund t’i ruanin ato kaloritë e çuara dëm kot për fushatën e 25 prillit. E cila duhet shfrytëzuar me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që kemi, në funksion të ndryshimit të Shqipërisë. Kjo po, që është sfida dhe beteja jonë, për të cilën ia vlen çdo sakrificë.

Jo për gjë, por mund t’ia fusin edhe kot, si në qëndrime të pamatura, ashtu edhe në parashikime.

Njoh unë njërin, përshembull, që u fry si gjel para 4 vjetëve, duke dashur të bënte lajm global më herët se amerikanët të vendosnin, por që ende nuk i ka ikur e skuqura e veshëve, ngaqë i foli goja përpara mendjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Goditja më e fortë për demokracinë"

Thirrja e Trump për të ndalur numërimin e votave