MENU
klinika

Nga The Washington Post

Po nëse Biden i fiton zgjedhjet?!

01.11.2020 - 08:26

Në tre vitet e kaluara, vendi ka jetuar dhe vuajtur, në Amerikën e Donald Trump. Me një President Joe Biden, Amerika do të ishte krejt ndryshe.

Si fillim, nuk do të ishte Amerika e Joe Biden, e cila në vetvete tregon diçka domethënëse për ndryshimin. Kombi do të kthehej në një kohë kur shumica e amerikanëve nuk ishin të detyruar çdo ditë të mendonin për provokimin e fundit të presidentit, zyrtarët qeveritarë do të zgjidheshin bazuar në kompetencën dhe përkushtimin ndaj shërbimit, dhe presidenti do të gjykonte suksesin e tij bazuar mbi arritjet legjislative më shumë sesa vlerësimet në TV.

Kjo nuk do të thotë që Biden do të ishte një kthim prapa në vitet e Presidentit Barack Obama, ose më parë, por se ai do të përdorte normat dhe vlerat demokratike për t’u përballur me një të ardhme të pasigurt dhe të rrezikshme.

Disa ndryshime do të ishin të menjëhershme. Biden do të fillonte mandatin e tij duke rivendosur kompetencat në gradat e larta të qeverisë federale. Atributi i përbashkët është një rekord i arritjeve në shërbimin publik. Është një bonus i konsiderueshëm qëHarris do të ishte gjithashtu gruaja e parë dhe personi i parë me ngjyrë që shërben si zëvendëspresidente.

Me të marrë detyrën, Biden do të ndalonte shpejt përpjekjen sistematike për të minuar Obamacare në agjencitë federale dhe në gjykatë; presionin e vazhdueshëm ndaj Departamentit të Drejtësisë për të ndjekur penalisht armiqtë politikë të Trump. Biden do të ribashkohet me organizatat ndërkombëtare dhe marrëveshjet nga të cilat Trump hoqi dorë, të tilla si Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe marrëveshja e klimës në Paris.

Kjo mund të jetë vetëm Dita e Parë. Në javët në vijim, Biden ka premtuar të krijojë një task forcë për të ribashkuar 545 fëmijë migrantë ende me prindër të zhdukur pasi administrata Trump i ndau me forcë në kufi. Ai do të urdhërojë udhëzime kombëtare të bazuara në prova për koronavirusin, do të rrisë testimin dhe do të kërkojë hapjen e sigurt të shkollës.

Arritjet më të mëdha do të kërkonin më shumë kohë.

Trump nuk ka agjendë të politikave të mandatit të dytë, vetëm një listë të “arritjeve” në  faqen e tij të intenetit. Biden ka faqe pas faqe planet specifike për gjithçka, nga dhuna me armë te opioidet.

Vitet e kaluara kanë provuar që publiku dëshiron që qeveria të sigurojë që të gjithë amerikanët të kenë mbulim të mirë të kujdesit shëndetësor; Biden do të bazohej në Obamacare, duke shtuar një mundësi publike për ta bërë atë.

Duke hedhur poshtë mizorinë çnjerëzore të Trump, ai do të ndryshonte politikën e imigracionit.

Biden do të kishte nevojë për bashkëpunimin e Kongresit për të bërë hapa të mëdha.

Projekti i shërimit racor do të zgjaste gjatë në mandatin e Biden, sepse do të duhet ndryshimi i kulturës, si dhe reforma e politikave.

Për çështjet e jashtme, Z. Biden do t’i vendosë Shtetet e Bashkuara në anën e njerëzve të mirë: aleatët tradicionalë që çmojnë lirinë dhe demokracinë. 

Trump ka gjykuar dhe mbështetur diktatorët dhe njerëzit e fortë në të gjithë botën. Biden do të thërriste një samit të demokracive të botës për t’u rigrupuar dhe promovuar vlerat themelore liberale, sepse të kesh më shumë vende të lira në botë është siguri për Shtetet e Bashkuara.

Asnjë mandat presidencial nuk duket tamam si ato që presin ose premtojnë kandidatët. Presidentët gjithmonë përballen me rrethana dhe kriza që askush nuk i parashikonte. Por publiku edhe një herë mund të jetë i sigurt se personi në timon ndjek interesat e kombit.

Trump i përkeqësoi problemet më të mëdha dhe tragjikisht keqmenaxhoi krizat me të cilat u përball. Biden do të përqëndrohet tek arritjet.

Administrata e tij do të përfaqësonte jo vetëm një fund të epokës Trump; ai ka potencialin për të bërë përparim në botën reale në sfidat kryesore me të cilat përballet kombi dhe planeti ynë.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sulmi ndaj rivalit në zgjedhje. Ja çfarë paralajmëroi!

“Ëndrra juaj amerikane do të vdesë”, deklarata e fortë e Trump

Trump i përgjigjet kritikave të Michelle Obama

“Gabimet e burrit tënd më bënë President të SHBA”