Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Haradinaj ka thënë duhet vazhduar bashkëpunimi drejt forcimit të lidhjes strategjike mes Kosovës dhe SHBA-së, transmeton Telegrafi.

“Shfrytëzoj rastin të uroj mikun tim të kahmotshëm Joe Biden, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA, si dhe znj. Kamala Haris për arritjen historike si nënpresidentja e parë femër. Të vazhdojmë bashkëpunimin tonë drejt forcimit të lidhjes strategjike mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”