MENU
klinika

Rama, Berisha e Braçe

Politika shqiptare për humbjen e Maradonës…

25.11.2020 - 21:52

Edhe politika shqiptare i është bashkuar dhimbjes për humbjen e Diego Armando Maradona. Kryeministri i vendit, Edi Rama, reagoi kështu në rrjetet sociale:

La Mano de Dios, Dora e Zotit u kthye te Zoti – kjo ishte shprehja më prekëse që lexova në këtë moment trishtimi për vdekjen e Moxartit të futbollit, i cili mrekulloi botën me magjinë e talentit të tij…”

U prehtë në paqe” Sakaq, një mesazh shkurt ka postuar edhe Sali Berisha: “Diego Maradona, supermeni i futbollit të botës mbylli sytë për të mbetur i gjallë në memorien e kohërave përgjithmonë! RIP! sb”

Ndërkohë, Erion Braçe shkruan: “ad10s diego!! Sa me fat që jetova në kohën tënde e pashë golat e tu të paimitueshëm! Një nga dy më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave në fushë, për fat të keq një jetë e cuar dëm jashtë saj!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN