MENU
klinika

Mandati i tretë për PS?

Rama akuza opozitës: Janë të paaftë që të bëjnë këto transformime…

06.11.2020 - 15:38

Kryeministri Edi Rama tha sot se PS-së i duhet një mandat i tretë për shkak se alternativa që kanë qytetarët sipas tij “janë të paaftë” për të bërë transformimet që po pëson vendi.

Nga Porto Romano, Rama tha se opozita i ka harruar prej vitesh, zonat ku ka marrë votat, pas zgjedhjeve.

“Nuk iu bën asnjë përshtypje pisllëku, plehrat, asnjë përshtypje rrëmuja dhe kaosi, e madje në më shumë se një herë e kanë thënë sa krenarë janë për ndërtimet pa leje, për zonat ku me vite të tera kanë mundur të marrin vota, e për vite të tëra kanë lënë aty vetëm hijen e harresës pas cdo votimi.

Një pyetje që shumëkush na e bën, mund ta bëjë, e besoj se ky vend këtu ku jemi mbledhur sot i jep përgjigje kujtdo që do ta dijë përgjigjen. Kujtdo që i ka sytë dhe do të shikojë, ka mendjen e do të kuptojë.

Jemi këtu në këtë vend ku deri para pak kohësh ishte një plagë e hapur mjedisore që i kishte bërë Durrësin të turpërohej dhe Shqipërinë të turpërohej dhe si rezultat i reportazheve ndërkombëtare që bëheshin mu këtu në Porto Romano.

Sot këtu po ndodh një transformim i jashtëzakonshëm,, o vetëm është mbyllur plaga se s’ka më plehra që mblidhen këtu por ajo situatë e tmerrshme po ia lë vendin një situate tjetër.

Shumë shpejt ne do mblidhemi përsëri e uroj e shpresoj të mos jetë më nevoja të refuzojmë shumëkënd që do të na bashkohet për shkak të pamundësisë për të pasur numra të jashtëzakonshëm njerëzit për të parë nga afër dhe hapur qytetit e qytetarëve të Durrësit, e jo vetëm , rrugën e një parku të madh, ekoparku atraksionesh që do të jetë një mushkëri e re e qytetit.

Imagjinoni në vend të një mandati të 3 për PS të ktheni në krye të punëve të vendit ata që jo vetëm janë të paaftë që të bëjnë këto transformime, por dhe të pashqetësuar, nuk iu bën asnjë përshtypje pisllëku, plehrat, asnjë përshtypje rrëmuja dhe kaosi, e madje në më shumë se një herë e kanë thënë sa krenarë janë për ndërtimet pa leje, për zonat ku me vite të tera kanë mundur të marrin vota, e për vite të tëra kanë lënë aty vetëm hijen e harresës pas cdo votimi.

Njësoj si këtu e si për këtë projekt transformues, sikur puna të ndërpritet këtu e në gjithë kantieret, besoj mjafton eksperienca e të shkuarës që për të kuptuar që nuk ka shans që ata mijëra qytetarë që presin nga ne, ti kthejmë në shtëpitë e tyre, në Durrës e gjithë Shqipërinë aq shpejt e me aq shumë garanci që do ndodhë sa kohë jemi ne në krye të detyrës”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të gjithë do kenë mundësinë të jenë deputet i PS-së"

Asambleja/ Rama: Deputetët do vlerësohen në tre cikle! Përfshirë edhe mua!