Juventus është rikthyer te fitorja në Serie A në javën e tetë, duke mposhtur në “Allianz Stadium” 2-0 ekipin e Cagliarit. Një sukses që ngjit kampionët në vendin e dytë, në pritje të ndeshjeve të tjera ditën e nesërme.
Goli i parë erdhi në minutën e 38-të dhe është realizuar nga Cristiano Ronaldo. Portugezi ka mposhtur portierin Cragno me një goditje të mrekullueshme me të majtën. CR7 ishte protagonist edhe pesë minuta më mbrapa, duke shënuar golin e dytë me një goditje magjike.
Ronaldo barazon Ibrahimovic në krye të shënuesve me 8 gola. E pabesueshme ajo që ndodh në Itali, njëri 39 dhe tjetri 35 vjec ende janë shënuesit më të mirë. Pavarësisht se Juventus pati edhe raste të tjera në pjesën e dytë, mbyllet 2-0.