MENU
klinika

Gati zëvendësuesi

Rossi në luftë me kohën, ende pozitiv

04.11.2020 - 13:33

Garrett Gerloff do të zëvendësojë Valentino Rossin në Yamahan zyrtare në raundin e dymbëdhjetë të Kampionatit Botëror Moto GP në Valencia. Kjo nëse nëntë herë kampioni i botës, që ende është pozitiv me Covid-19, nuk rezulton negativ ndaj tamponit të fundit para se të fluturojë drejt Spanjës.

Piloti amerikan Gerloff bëri debutimin e tij këtë vit në World Superbike me ekipin GRT, duke u ngjitur tri herë në podium dhe duke zënë vendin e 11-të në klasifikimin e përgjithshëm. Një garë e vërtetë kundër kohës është ajo që Valentino Rossi po përballet për të qenë i pranishëm në Grand Prix Evropian, me të cilin sprinti përfundimtar për titullin Moto GP fillon këtë fundjavë.

Paraqitja e fundit e Doktorit ishte më 11 Tetor në Le Mans, teksa u rrëzua që në xhiron e parë, pasuar më vonë nga ndalimi i detyruar në dy garat e Aragon në Spanjë, ku Yamaha kishte zgjedhur të mos zëvendësojë dhe u paraqit me Maverick Vinales.

Janë gjashtë pilotë në garë për të fituar kampionatin e këtij sezoni në Moto GP. Joan Mir kryeson me 137 pikë, ndjekur nga Fabio Quartararo me 123 pikë dhe më pas Alex Rins, Franco Morbidelli, Maverick Vinales dhe Andrea Dovizioso.

Mbeten edhe 3 gara deri në fund, 75 pikë në lojë, gjithçka mund të ndodhë duke nisur nga kjo fundjavë në Valencia, për të pasuar pastaj një javë më vonë po në këtë pistë dhe për ta mbyllur me 22 nëntor në Portugali.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Piloti, optimist për të dielën

Rossi: Ka ardhur koha për një fitore!