MENU
klinika

Paralajmërimi!

Shkencëtarët japin alarmin për akullnajat: Po shkatërrohen satelitët

28.11.2020 - 13:59

Në vitet e ardhshme parashikohet që të ketë një boshllëk sa i përket aftësisë për të matur trashësinë e akullnajave. Është ky paralajmërimi që japin shkencëtarët. Dy satelitët e vetëm që janë të dedikuar për vëzhgimin e poleve të Tokës janë pranë shkatërrimit.

Kjo mund të na lerë ne pa një panoramë të saktë në lidhje me ndryshimet në Arktik dhe Antarktidë për shkak të ngrohjes globale. Kërkuesit e kanë ngritur shqetësimin e tyre në Komisionin Europian dhe Agjencinë Hapësinore Europiane.

Në fokusin e ekspertëve janë jetëgjatësia e satelitëve CryoSat-2 dhe IceSat-2. Këta satelitë mbajnë instrumentet e nevojshme për të vlerësuar akujt. Shqetësimi i ekspertëve është se këto mjete hapësinore mund të shkatërrohen përpara se atje të çohen misione të tjera.

CryoSat-2 u dërgua në hapësirë 2010-ën ne shpresën se do të zgjaste të paktën 3.5 vite. Por ajo i ka kalua pritshmëritë. Shkencëtarët mendojnë se mund të punojë deri në vitin 2024, por degradimi i baterisë dhe rrjedha e karburantit nuk japin shumë shpresa.

IceSat-2 u dërgua në vitin 2018 dhe shpresohet që të qëndrojë atje deri në vitin 2025.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN