MENU
klinika

Zgjidhja inovative

Si do të duken qytetet e së ardhmes?

27.11.2020 - 06:00

Qytetet e sotme po përballen me probleme të shumta duke filluar nga trafiku i bllokuar, tek strehimi i papërballueshëm dhe pabarazia në rritje. Nëse nuk ndërmerren veprime, këto probleme vetëm sa do të përkeqësohen.

Kombet e Bashkuara parashikojnë që deri në vitin 2050, popullsia e botës do të arrijë në 9.7 miliardë. Pothuajse 70% e njerëzve parashikohet të jetojnë në zona urbane.

Ndërsa urbanizimi pritet të jetë më i shpejtë në vendet me të ardhura më të ulëta, OKB paralajmëron se shumë qytete do të përballen me sfida për të përmbushur nevojat e numrit të tyre në rritje të banorëve, duke përfshirë sigurimin e strehimit të përshtatshëm, transportit dhe sistemeve të energjisë.

Në të njëjtën kohë, qytetet janë një kontribues kryesor në ndryshimin e klimës, përgjegjës për rreth tre të katërtat e emetimeve globale të CO2.

Për të adresuar këtë, arkitektët dhe dizajnerët kanë dalë me zgjidhje inovative, nga fermat vertikale tek pyjet urbane, makinat që vetë drejtohen dhe sistemet nëntokësore të riciklimit, për t’i bërë qytetet e ardhshme më të zgjuara dhe më të qëndrueshme.

Ndërsa disa nga qytetet e së nesërmes janë akoma projekte, të tjerët po ndërtohen tashmë.