Ndryshimet në mënyrën e jetesës mund t’ju ndihmojnë të mbani nën kontroll dhe të parandaloni tensionin e lartë të gjakut, edhe nëse jeni duke u trajtuar me ilaçe. Ja çfarë mund të bëni:
Ushqehuni shëndetshëm: Konsumoni një dietë të shëndetshme për zemrën. Konsumoni sa më shumë fruta, perime, drithërat, mishin e peshkut dhe produktet e bulmetit me pak yndyra. Merrni sa më shumë kalium, që të parandaloni edhe mbani nën kontroll tensionin e lartë të gjakut. Merrni më pak yndyra të ngopura dhe trans.
Ulni sasinë e kripës. Sigurohuni që të limitoni sasinë e kripës në më pak se 2,300 miligramë (mg) në ditë. Idealja për të rriturit është 1,500 mg ose më pak në ditë.
Përpiquni të kufizoni kripën jo vetëm kur ua hidhni ushqimeve, por edhe të kufizoni produktet e përpunuara, duke qenë se kanë përmbajtje të lartë në kripë.
Mbani një peshë normale të trupit. Mbajtja e një peshe normale të trupit ose rënia në peshë nëse jeni mbipeshë obezë mund t’ju ndihmojë të kontrolloni tensionin e lartë të gjakut dhe të ulni rrezikun për zhvillimin e problemeve shëndetësore. Në përgjithësi, mund të ulet tensioni i gjakut me rreth 1 mm Hg për çdo kilogramë të humbur.
Kryeni më shumë aktivitet fizik. Aktiviteti i rregullt fizik ju ndihmon në uljen e tensionit të gjakut, të menaxhoni stresin dhe ul rrezikun e një sërë problemesh shëndetësore.
Përpiquni që të kryeni të paktën 150 minuta aktivitet të moderuar aerobik në javë. Për shembull, bëni një shëtitje të lehtë për rreth 30 minuta thuajse çdo ditë. Bëni edhe ushtrime për forcimin e muskujve të paktën 2 ditë në javë.
Kufizoni alkoolin. Edhe nëse jeni të shëndetshëm, alkooli mund të rrisë tensionin e gjakut. Prandaj pini alkool në sasi të moderuar. Për personat që nuk kanë asnjë problem shëndetësor rekomandohet 1 pije në ditë për gratë dhe 2 pije në ditë për burrat.
Mos pini duhan. Duhani mund të dëmtojë muret e enëve të gjakut dhe të përshpejtojë procesin e formimit të pllakës bakteriale në arterie. Nëse pini duhan, konsultohuni me mjekun si mund të hiqni dorë nga duhani.
Menaxhoni stresin. Përpiquni që të shmangni stresin sa më shumë të jetë e mundur. Praktikoni teknikat që lehtësojnë stresin, si relaksimi i muskujve, frymëmarrja e thellë ose meditimi. Aktiviteti i rregullt fizik dhe fjetja gjumë ju ndihmojnë gjithashtu.
Monitoroni tensionin e gjakut në shtëpi. Monitorimi në shtëpi i tensionit të gjakut ju ndihmon të mbani nën kontroll sëmundjen, të shikoni nëse ilaçet po funksionon dhe të lajmëroni mjekët për komplikacionet potenciale. Kjo nuk duhet të thotë se duhet të shmangni vizitat mjekësore apo të ndaloni përdorimin e ilaçeve nëse nivelet janë në rregull.
Nëse e keni tensionin e gjakut nën kontroll, flisni me mjekun se sa shpesh duhet ta matni.
Kontrolloni tensionin e gjakut gjatë shtatzënisë. Nëse e keni tensionin e lartë të gjakut, konsultohuni me mjekun si mund të kontrolloni tensionin e gjakut gjatë shtatzënisë.