MENU
klinika

Një prej shteteve më të rëndësishme amerikane!

Trump jep lajmin: Fitore e madhe e ligjshme në Pensilvani

05.11.2020 - 17:43

Presidenti i SHBA, Donald Trump, jep lajmin se ka fituar në një prej shteteve më të rëndësishme amerikane, Pensilvani.

Përmes një mesazhi të shkurtër në “Twitter”, Trump thekson se ka siguruar një fitore të madhe të ligjshme në këtë shtet. “Fitore e madhe e ligjshme në Pensilvani”, shkruan Trump.

Ndërkohë, Presidenti Trump ka bërë thirrje që të ndalet procesi i numërimit të votave, pasi sipas tij, zgjedhjet e 3 nëntorit po vidhen. Kujtojmë se deri më tani Joe Biden ka siguruar 264 vota elektorale, ndërsa Trump 213, ndërkohë që duhen 270 vota elektorale për t’u shpallur fitues i zgjedhjeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN