MENU
klinika

Pas akuzave për vjedhje votash!

Donald Trump bën thirrjen e fortë: Ndaloni numërimin

05.11.2020 - 16:53

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kandidat për një mandat të dytë presidencial, Donald Trump përmes një shënimi në Tëitter bën sërish thirrje që të ndalet numri i votave.

Menjëherë pasi nisi procesi i numërimit, Trump reagoi ashpër, duke thënë se po vidheshin votat, ndërsa tashmë ka kërkuar që numërimi të ndalet.

“Ndaloni numërimin”, shkruan Trump.

Nga numërimi i deritanishëm i votave, Joe Biden rezulton fitues me 264 vota elektorale, ku i duhen vetëm edhe 6 vota elektorale për të shpallur zyrtarisht fitoren. Ndërkohë që Trump është shumë pas, ku deri më tani ka vetëm 214 vota elektorale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN