MENU
klinika

Analiza e CNN

Trump po lë skenën botërore por pak do e ndiejnë mungesën e tij

23.11.2020 - 17:44

Ndërsa Donald Trump po largohet nga skena botërore, kujtojmë se kur ai mori detyrën për herë të parë nisi me predikimet e tij nën moton, “Amerika e para” një qëndrim i theksuar nacionalist.

Tani, ndërsa koha e tij në detyrë po përfundon pavarësisht refuzimit për të pranuar publikisht realitetin e rezultateve të zgjedhjeve amerikane, mesazhi i pashprehur i kombinuar nga udhëheqësit e botës është: mos lejoni që dera t’ju godasë ndërsa jeni duke dalë.

Samiti virtual G20 për udhëheqësit e kombeve më të pasura të botës po organizohet nga Arabia Saudite. Qëllimi i tij i deklaruar është të bëjë vendet së bashku për të luftuar Covid-19, të përshpejtojë testimin, trajtimin dhe vaksinat për të gjithë, ndërsa ndihmon kombet e varfra të përballen me ndikimin ekonomik të pandemisë.

Ndryshimi i qëndrimit ndaj administratës amerikane aktuale erdhën nga ministri Saudit i Investimeve, Khalid al-Falih.

“Kur bota kishte nevojë për udhëheqje për të luftuar Covid-19 nuk kishte asnjë të tillë,” tha ai. Al-Falih nuk e përmendi Trumpin me emër. Gjithsesi në fjalimin e tij u kuptua se për kë ishte duke folur.

Në fjalët e tij të hapjes së G20, Mbreti Salman i Arabisë Saudite tha: “Ne kemi miratuar iniciativën e Riadit për të ardhmen e World Trade Organization me qëllim që ta bëjmë sistemin e ardhshëm tregtar shumëpalësh më të aftë të përballet me çdo sfidat e tanishme ose të ardhshme”.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan i Turqisë, i cili zakonisht është në kundërshtim me Sauditët, mbështeti iniciativën e Mbretit.

“Turqia po mbështet rritjen e drejtë ekonomike globale dhe ndarjen e mirëqenies në përputhje me parimet e Organizatës Botërore të Tregtisë,” tha ai. “Për këtë, procesi i reformës i World Trade Organization duhet të përparojë.”

Ndërsa udhëheqësit flisnin për rëndësinë e ndarjes dhe punës së bashku për të përshpejtuar testimin, trajtimet dhe vaksinat për Covid-19, Shtëpia e Bardhë mbajti një qëndrim krejt të ndryshëm. Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany tha në një deklaratë: “Presidenti Trump theksoi se si Shtetet e Bashkuara përdorën çdo burim në dispozicion për t’iu përgjigjur krizës, si dhe rimëkëmbjen e paparë ekonomike.”

Ndërsa fjalimi aktual i Trump u mbajt me dyer të mbyllura virtuale dhe Shtëpia e Bardhë (ndryshe nga shumë qeveri të tjera) e bëri të pamundur të dihet toni dhe lakimi i Trump ose reagimi i audiencës së tij.

Mesazh agresiv mbi ndryshimin e klimës

Në fjalimin e dytë të Trump të Dielën, i cili, ndryshe nga i pari, u transmetua, toni i tij ishte i ashpër dhe pa kompromis, mesazhi i tij agresiv dhe i njohur: kontrollet anti-globale të ndryshimit të klimës.

Në panelin publik virtual, folësit e mëparshëm, përfshirë Mbretin Saudit dhe udhëheqësit e Australisë, Indisë dhe Kinës, të gjithë vlerësuan Marrëveshjen e Ndryshimit të Klimës në Paris të vitit 2015 si jetike për shpëtimin e planetit, një tjetër nga qëllimet e G20. “Marrëveshja e Parisit nuk ishte krijuar për të shpëtuar mjedisin, ajo ishte krijuar për të vrarë ekonominë amerikane,” tha ai në një fjalim të regjistruar nga Salla Diplomatike në Shtëpinë e Bardhë. “Unë refuzoj të dorëzoj miliona dhe t’u dërgoj triliona dollarë ndotësve më të këqij në botë dhe shkelësve të mjedisit”.

Në një dhomë plot me reporterë dhe zyrtarë në Riad, ndërsa fjalimi i Trump u mbajt në një ekran masiv, pothuajse askush nuk i kushtoi vëmendje, ndryshe nga kur folën udhëheqësit e tjerë.

Kjo javë ka parë infeksionet amerikane Covid-19 të rriten në mënyrë alarmante, me 1 milion raste të reja të raportuara këtë javë. Vendi tani ka 12 milion në total dhe ndryshe nga shumica e kombeve të tjerë të G20, nuk po shihet ngadalësim.

Kështu që pretendimet për suksesin ndaj Covid, nëse kjo është ajo që nënkuptonte Trump, mund të jenë ironizuar në heshtje në zoom në G20.

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump “riafirmoi rëndësinë e G20 që punon së bashku për rritjen ekonomike dhe prosperitetin në të ardhmen”. Por gjatë pandemisë, ai është përpjekur në mënyrë sistematike të zhbëjë shumë gjëra për të cilat G20 ka punuar, duke dalë dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Presidenti i Francës Emmanuel Macron, i cili mbase u përpoq më shumë nga të gjithë liderët ndërkombëtarë për të bindur Trump për alternativa ndaj politikës së tij “Së pari Amerika”, përdori fjalimin e tij G20 për të vlerësuar vlerën e OBSH-së.

“Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të jenë të paçmueshme në sigurimin e renditjes efektive dhe të barabartë të vaksinave Covid,” tha ai të shtunën.

Në kohën kur Macron foli, Trump ishte tashmë në kursin e golfit, mesazhi i tij i qartë ndaj G20: Unë kam mbaruar bisedimet.

Duket se edhe nëse Trump nuk do ta pranojë, bota po ecën përpara. Ndërsa G20 përfundoi, Sekretari i tij i Shtetit Mike Pompeo pritej të zbarkonte në Arabinë Saudite për një vizitë shumë më të shkurtër se sa ishte parashikuar më parë. Në muajt e fundit, Trump ka grumbulluar presion mbi Sauditët për të hapur marrëdhënie me Izraelin në të njëjtën mënyrë siç ka bërë fqinji i tij më i vogël, Emiratet e Bashkuara Arabe. Misioni i Pompeos ishte sekret, por në ditët para tij, ai kishte qenë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Izrael.

Pompeo duhej të kishte një takim të shkurtër me Princin e Kurorës Saudite Mohammed Bin Salman para se të kthehej në Uashington DC. Nuk është vonë për një marrëveshje mes vendeve. Arabia Saudite, vendi i vizitës së parë jashtë shtetit të Trump si President, duket të jetë kodra në të cilën ndikimi i tij jashtë shtetit është shembur më në fund.

Siç e dimë më mirë, asnjë pjesëmarrës i G20 nuk i tha Trump se koha e tij ka mbaruar dhe askush nuk do ta shkruajë këtë gjë derisa ai të largohet përfundimisht nga detyra.

Por ai duket se e theksoi vetë këtë gjë pasi kur G20 përfundoi dhe Mbreti dha komunikatën përfundimtare ndërsa ishte i rrethuar nga udhëheqës të tjerë në zoom, Trump nuk ishte në karrigen e tij, ai u largua duke treguaar kështu një gjest të dukshëm përbuzës.

Metafora e qëndrimit të Trump ndaj mbledhjes u përfundua gjatë komunikatës përfundimtare të G20.

Bota është gati për Presidentin e zgjedhur Joe Biden; pritshmëritë janë të lart ndërsa mundësitë për sukses jo dhe aq…

Përkthyer dhe përshtatur nga cnn/ F.H, konica.al

 

 

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kërcënimet atomike të Moskës dhe kritika nga perëndimi

A do të kishte kuptim për Rusinë vënia në përdorim e armëve?

Dërgohen në vijën e parë të frontit të luftës

Zelensky, shkarkon disa nga gjeneralët e lartë!

Kush është njeriu që tërboi “dragoin”?

Kina fut Tajvanin në “rrethin e kuq”, bën provat e fundit