MENU
klinika

3 të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Janinë

Turqia i mbylli, Greqia hap dyert e spitaleve për pacientët shqiptarë

24.11.2020 - 17:44

Pas vendimit të Turqisë për të mos lejuar pacientët e infektuar me COVID nga shtetet e tjera për t’u trajtuar në spitalet turke, një tjetër shtet fqinj ka hapur dyert për pacientët shqiptarë.

Bëhet fjalë për Greqinë, pasi në spitalin e Janinës janë duke u trajtuar 3 pacientë shqiptarë të infektuar me koronavirus.

Ata mbërritën 1 ditë më parë dhe i transportuan në Spitalin Universitar të Janinës me ambulance nga Kakavija.

Një nga të infektuarit është nga Himara dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dy të tjerët, 1 mësues nga Livadhi dhe një mjek nga Derviçani janë në gjendje pak më të mirë.