MENU
klinika

Champions League

Uzuni nuk ndal dot Juven, “big”-ët e tjerë bëjnë detyrën

24.11.2020 - 23:00

Champions League për pak ka dhuruar surprizën e radhës. I ka takuar sulmuesit shqiptar Myrto Uzuni të jetë protagonist i një prej surprizave të mundshme të mbrëmjes së sotme, teksa goli i sulmuesit kuqezi ishte në fuqi deri në fund.

GRUPI F – Dortmund bëri detyrën në shtëpi ndaj Club Brugge, duke fituar 3-0. Gjermanët realizuan dy herë në pjesën e parë dhe një herë në të dytën. Dopietë e Haaland, që ngjitet në 6 gola këtë sezon, më i miri në Champions.

Në këtë grup fiton edhe Lazio. Bardhekaltrit italianë mposhtën 3-1 Zenit. Immobile rikthehet në formë me dy gola, ndërsa edhe Parolo vuri firmën e tij. Dortmund dhe Lazio thuajse kualifikohen për më tej.

GRUPI F – Ferencvaros vinte inferior në këtë duel, kur edhe në ndeshjen e parë ishte mundur 4-1 në Hungari, por në Torino ishte tjetër shfaqje. Uzuni shënoi në 19’, pas një pasimi të artë nga Nguen. Uzuni feston si Ronaldo, me këtë të fundit që shënon në 35’. Kur u mendua se ndeshja përfundoi në barazim, Morata realizon në limite për 2-1.

Në ndeshjen tjetër, Barcelona fiton 4-0 në Kiev ndaj Dinamos. Messi dhe De Jong mungonin, por liderin e në sulm e bëri Braithwaite, që shënoi dy gola. Golat e tjerë i shënoi Dest dhe Griezmann, të gjithë golat në pjesën e dytë. Barcelona kualifikohet për më tej.

GRUPI H – Manchester United është hakmarrë ndaj turqve të Basaksehir, duke fituar 4-1. Dy herë Fernandes, Rashford dhe James bënë të pavlefshëm golin e Turuc në mesin e së dytës.

PSG ka vuajtur jo pak ndaj Leipzig, duke fituar vetëm 1-0. Goli i fitores është shënuar në 11 nga Neymar me penallti. Një sukses që hap gjithcka për vendin e dytë në këtë grup.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN