MENU
klinika

Champions League

Uzuni shtang Juventus, shënon golin e parë

24.11.2020 - 21:27

Spektakël i Myrto Uzunit. Sulmuesi i Shqipërisë ka shënuar në “Allianz Stadium” kundër Juventusit, duke shtangur Ronaldon me shokë. Përballja ndaj ndaj Ferencvaros hapet keq për skuadrën e Andrea Pirlos. Hungarezët e Ferencvaorsit e nisën më mirë takimin duke qenë agresiv dhe gjetën golin e shqiptarit që festoi si Ronaldo më pas.

“Zonja e Vjetër” vjen pas fitores së arritur në Hungari, teksa sonte e ka nisur nga stoli sulmuesi Morata. Ka edhe një tjetër rekord, sepse pas 123 vjetësh dhe 4371 ndeshjesh, për herë të parë në histori, Juventusi ka zbritur në fushë me një formacion titullar ku portieri dhe mbrojtja janë të huaj, pra me asnjë italian.

Bardhezinjtë janë aktualisht 9 pikë në grup me këtë fitore të mundshme, teksa grupi ka edhe Barcelona e Dinamo Kiev, që po luajnë në Ukrainë sonte.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN