MENU
klinika

“Avullojnë” bizhuteritë e grave të miliarderëve

Vjedhje spektakolare në një bankë në Greqi

28.11.2020 - 14:06

Një vjedhje spektakolare ka ndodhur në kutitë e sigurisë së një banke të nivelit të dytë në Athinë.

Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për vjedhjen e disa bizhuterive me vlerë disa milion euro, të cilat ishin depozituar nga katër gra për t’u ruajtur në kutitë e sigurisë së bankës.

Bizhuteritë i përkasin grave të disa prej biznesmenëve më të njohur në Greqi dhe kapin një vlerë totale prej 5.5 milion eurosh, raporton abcnews.al.

Të katërta ato njoftuan punonjësit e bankës fillimist për mungesën e bizhuterive në kuti siç i kishin depozituar më parë duke bërë që të jepej alarmi.

Policia nuk ka tani asnjë të dyshuar dhe duket se vjedhja është bërë nga profesionistë pasi nuk kanë lënë gjurmë. Autoritetet janë duke kërkuar për lëvizjet që kanë bërë gratë deri më tani për të parë nëse dikush i ka kopjuar atyre çelsin unik për hapjen e kutive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN