MENU
klinika

BBC/ Nga 1970-ta deri sot

Zgjedhjet në SHBA/ 7 fotografitë: Trump dhe Biden ndër vite!

03.11.2020 - 09:10

Presidenti Donald Trump, 74 vjeç dhe kundërshtari Demokrat Joe Biden, 77, kanë secili më shumë se shtatë dekada përvojë personale dhe profesionale.

Këtu është një përzgjedhje e fotografive që tregojnë jetën e tyre.

Vitet e hershme

President Donald Trump in a military school uniform

 18-vjeçari Donald Trump me uniformën e tij të shkollës ushtarake, fotografuar në Librin vjetor të Akademisë Ushtarake të Nju Jorkut 1964

Lindur në vazhdën e Luftës së Dytë Botërore, në qershor 1946, Donald John Trump ishte fëmija i katërt i manjatit të pasurive të patundshme në New York Fred Trump dhe Mary Anne MacLeod Trump. Pavarësisht pasurisë së familjes, ai ndihmonte me punë modeste në ndërmarrjes së babait të tij dhe u dërgua në një akademi ushtarake në moshën 13 vjeç pasi filloi të sillej keq në shkollë.

Ai shkoi në Universitetin e Pensilvanisë dhe u bë i preferuari për të pasuar babanë e tij në biznesin familjar pasi vëllai i tij i madh, Fred, vendosi të bëhej pilot.

Joe Biden seen in 1967, aged 25

Joe Biden, 25 vjeç, në 1967

Joseph Robinette Biden Jr lindi në Scranton, Pennsylvania në 1942. Ai ishte i pari nga katër fëmijët, në një familje katolike Irlando-Amerikane. Sfida më e madhe e  Joe ishte kapërcimi i një pengese në të folur, një belbëzim, që e mundoi edhe në shkollën e mesme.

Biden shkoi Universitetin e Delaware dhe më pas shkollën juridike në Universitetin e Sirakuzës. Ai më vonë u martua me gruan e tij të parë, Neilia, dhe filloi karrierën e tij politike në Wilmington.

Vitet 1970

Donald Trump poses in 1976
Donald Trump në 1976

Trump thotë se ai hyri në biznesin e pronave me një hua “të vogël” $ 1 milion nga babai i tij, para se të bashkohej me kompaninë e Fred Trump. Atje, ai ndihmoi në menaxhimin e disa pasurive të patundshme në New York City, duke marrë përfundimisht kontrollin e kompanisë. Në vitin 1971, ai e quajti atë Organizata Trump.

Gjashtë vjet më vonë, Donald Trump u martua me gruan e tij të parë, Ivana Zelnickova, një atlete dhe modele çeke. Fëmijët e tij nga martesa e tij e parë, Donald Jr, Ivanka dhe Eric, tani ndihmojnë në drejtimin e Organizatës Trump, megjithëse ai është ende shefi ekzekutiv.

Senator Joseph Biden takes the oath of office in a hospital room

Senatori i zgjedhur Joe Biden bën betimin  në spital, me vjehrrin e tij Robert Hunter dhe djalin e tij të sëmurë Beau Biden

Joe Biden mezi po priste të zinte një vend në Senatin Amerikan, pasi ishte zgjedhur në vitin 1972, kur ndodhi tragjedia. Gruaja dhe vajza e tij e mitur Naomi vdiqën në një aksident automobilistik. Djemtë e tij Beau dhe Hunter u plagosën rëndë. Biden e bëri betiminpër mandatin e tij të parë si senator i Partisë Demokratike nga dhoma e spitalit e djemve të tij të vegjël.

Vitet 1980

Donald Trump in his helicopter with the New York skyline beneath him
Donald Trump udhëton nëpër New York City me helikopterin e tij personal në gusht 1987

Në fund të viteve 1970, Trump i shtoi ambiciet, duke zhvendosur fokusin  nga Brooklyn dhe Queens në Manhattan. Pasi shkatërroi një hotel të shkatërruar dhe e shndërroi atë në Grand Hyatt, ai ndërtoi pronën më të famshme, Kullën 68-katëshe Trump Tower në Fifth Avenue. Ajo u hap në 1983. Pas saj u ndërtuan edhe prona të tjera që mbanin emrin e famshëm, Trump Place, Trump World Tower, Trump International Hotel dhe Tower, dhe marka e tij e fuqishme filloi të tërheqë interesin e medias.

Por jo gjithçka shkoi kaq mirë. Sipërmarrjet e Trump kanë çuar edhe në falimentimin e biznesit.

US Senator Joseph Biden speaks at a press conference with his wife beside him

Senatori Biden me gruan e tij Jill, në një konferencë shtypi, duke njoftuar tërheqjen e tij nga gara presidenciale

Gjatë 14 viteve të tij të para në Uashington, Biden rindërtoi jetën e tij personale pas vdekjes së gruas dhe vajzës së tij. Ai u zotua t’u jepte djemve të tij një jetë normale dhe udhëtoi çdo ditë nga shtëpia e familjes në Delaware në Washington DC. Ai u martua përsëri, me mësuesen e shkollës Jill Jacobs, me të cilën pati një fëmijë tjetër, Ashley.

Biden u vendos në Komisionin Gjyqësor të Senatit. Në 1987, ai nisi përpjekjen e tij të parë për presidencën e SHBA, por u tërhoq pasi u akuzua për plagjiaturë të një fjalimi nga lideri i atëhershëm i Partisë Labosriste Britanike, Neil Kinnock.

Vitet 1990

Trump with Miss USA and Miss Teen participants
Trump merr pjesë në një konferencë shtypi për Miss USA dhe Miss Teen USA në New York, janar 1999

Vetëm pronat nuk ishin të mjaftueshme për Trump, i cili u zhvendos në sektorin e argëtimit, duke organizuar disa konkurse bukurie në 1996: Miss Universe, Miss USA dhe Miss Teen USA. Në jetën e tij personale, pasi u nda me Ivanën, u martua me aktoren Marla Maples në 1993. Ata patën një vajzë, Tiffany, para se të divorcoheshin në 1999, dhe në të njëjtin vit babai i Trump vdiq. “Babai im ishte frymëzimi im,” tha Trump në atë kohë.

Senators Joseph Biden and Ted Kennedy attend the Clarence Thomas confirmation hearings

Senatorët Joe Biden dhe Ted Kennedy gjatë seancave të konfirmimit të Clarence Thomas

Më 11 tetor 1991, Anita Hill, një profesoreshë juridike në Universitetin e Oklahoma, dëshmoi para Komitetit të Drejtësisë të Senatit, se Clarence Thomas, që kërkonte emërimin në Gjykatën e Lartë të SHBA-së te kishte ngacmuar seksualisht atë në shumë raste kur ata të dy kishin punuar për administratën e Reagan.

Si kryetar i komitetit, Joe Biden drejtoi seancën dëgjimore. Biden u kritikua tepër për mënyrën sesi e trajtoi rastin.

Vitet 2000

Donald and Melania Trump

Donald dhe Melania Trump, atëherë Melania Knauss, parë në 1998

Në vitin 2003, Trump u shfaq në një reality-show. Ai drejtoi shfaqjen për 14 sezone. Ndërkohë, në 2005, ai u martua me gruan e tij aktuale, Melania Knauss, një modele e lindur në Jugosllavi. Çifti ka një djalë, Barron William Trump.

Barak Obama listens Joe Biden on stage

Joe Biden flet në skenë pasi u prezantua nga Barack Obama si kandidati për zëvendëspresident në Springfield, Illinois

Më 23 gusht 2008, Obama prezantoi Joe Biden si kandidatin për zëvendëspresident. Ishte një “biletë fituese” dhe dyshja shërbeu në dy mandate, duke krijuar një marrëdhënie të ngushtë pune dhe shpesh Biden e quante Obaman “vëllain e tij”.

Vitet 2010

President Donald Trump, First Lady Melania Trump and Barron Trump watch the inaugural parade

Presidenti Donald Trump tregon djalin e tij Barron në ditën e inaugurimit në Uashington në 2017, me Zonjën e Parë Melania

Vetëm në qershor 2015 Trump njoftoi zyrtarisht hyrjen e tij në garë për Shtëpinë e Bardhë. Fushata e tij për presidencën u trondit nga polemikat. Ai mori frymëzim nga fushata e suksesshme për të nxjerrë Britaninë nga Bashkimi Evropian. Pavarësisht parashikimeve, Trump doli fitimtar në zgjedhjet 2016. Ai u përurua si presidenti i 45-të i SHBA në 20 Janar 2017.

President Barack Obama and Vice President Joe Biden laugh together

Barack Obama dhe Joe Biden reagojnë ndërsa kryeministri i Irlandës, Brian Cowen, flet gjatë pritjes vjetore të Ditës së Shën Patrikut në Shtëpinë e Bardhë në 2010

Në një ceremoni të befasishme në ditët e fundit të presidencës së tij, Obama i dha Biden Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderin më të lartë civil të kombit.

“Të njohësh Joe Biden do të thotë të njohësh dashuri pa kushte”, tha presidenti i atëhershëm. Ishte një partneritet i suksesshëm, por një periudhë jo pa trauma për Biden, djali i të cilit Beau vdiq nga kanceri i trurit në 2015 në moshën 46 vjeç.

Vitet 2020

Donald Trump removes his mask upon return to the White House from Walter Reed National Military Medical Center on 5 October 2020

Presidenti Donald Trump heq maskën e tij pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë nga Qendra Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed në 5 Tetor, pasi kaloi tre ditë i shtruar në spital për koronavirus

Fushata e rizgjedhjes së Trump ka përkuar me pandeminë e koronavirusit, në të cilën 230,000 Amerikanë kanë vdekur, dhe vetë presidenti u infektua. Zonja e Parë Melania Trump dhe djali i tyre Barron u infektuan po ashtu, së bashku me një pjesë të stafit në Shtëpinë e Bardhë.

Joe Biden speaks to the press

Joe Biden flet për shtypin në Aeroportin Ndërkombëtar Erie në Pensilvani përpara se të kthehej në Delaware më 10 Tetor

Dallimet e dy rivalëve presidencialë lidhur me koronavirusin kanë qenë të mëdha, me Biden që tha se menaxhimi i krizës së koronavirusit ishte një “fyerje” për viktimat e saj.

“Edhe nëse fitoj, do të duhet shumë punë e madhe për t’i dhënë fund kësaj pandemie,” tha ai. “Unë e premtoj këtëm, ne do të fillojmë ditën e parë duke bërë gjërat e duhura.”

Përkthyer dhe përshtatur nga BBC/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kundërshtari i Trump nis "betejën"

“Ky është fillimi i fundit të Donald Trump!”

Ç'ndodhi në debatin e dytë dhe të fundit presidencial?

“Ti je përgjegjës për vdekjet”, Trump përballet sërish me Biden