MENU
klinika

Tërheqja e 10% nga Trusti

​Hoti: Të premten në orën 15 hapet sistemi online

08.12.2020 - 12:54

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, pas takimit ne përfaqësues të BQK-së dhe të Trustit të Kursimeve Pensionale, ku diskutuan lidhur me përgatitjet për zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike ku thanë se nga ditë e premte në orën 15:00 do të hapet sistemi për aplikim për tërheqjen e 10 përqind të trustit.

Hoti në një konferencë për medie tha se “Përgatitjet që janë bërë nga TRUST dhe BQK për të filluar zbatimin e ligjit për rimëkëmbje ekonomike në veçanti për tërheqjen e 10 për qind të TRUST-it t’i falënderoj për kryejnë të gjitha procedurat teknike në mënyrë që qytetarët shumë shpejt do të mund ti marrin ato mjete. Nga informata që morëm nga guvernatori nga drejtori të gjitha përgatitjet janë bërë janë ndarë informatat në mes institucioneve janë përgatitur sistemi dhe të premten në orën 15:00 hapet sistemi për aplikim për tërheqje besoj se sistemi është i sigurt dhe i përgatitur qe te përballoj çfarëdo fluksi që mund të ketë nga qytetarët. Më vjen mirë qe kemi arritur në këtë kohë festash. Biseduam që BQK të komunikoj me fondin për garantim të kredive”.

Kryetari i bordit të TRUST-it të kursimeve pensional, Ardian Zalli ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme teknike po punojmë intensivisht dhe të premten do mundësohet aplikimi sot do të prezantohet edhe faqja e re e internetit aplikimi do jetë i thjeshtë. Në numrin personal dhe llogaria bankare duhet të jenë të saktë dhe në emër të aplikuesit nëse janë të sakta nuk do kenë telashe për aplikim presim dhe më pas të bëhet shpejt, para datës ata që aplikojnë para datës 20-22 do i bëjmë pagesat parë festave.

Zëvendës guvernatori i BQK, Sokol Havolli tha se janë bërë testimet finale dhe ka sinjale që gjithçka po shkon në mënyrë të shkëlqyeshme.

“Informacionet e mbi 700 mijë individëve janë ndarë në një sistem të përbashkët si BQK ndihemi komod me gjendjen në trusin pensional. Si BQK jemi të gatshëm të përkrahim politikat e qeverisë”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vazhdon diskutimi për pretendimet financiare

​Dialogu Kosovë-Serbi rifillon të enjten