Besimi i popullit u shkatërrua dhe do të jetë tepër e vështirë për t’u rikuperuar…
Në pranverën e këtij viti, Boris Johnson ishte “Mbreti Botëro”r. Një sondazh i Morning Consult në Prill zbuloi se ai ishte udhëheqësi më i popullarizuar në botën perëndimore. Në janar, votuesit e përshkruan atë si “të fortë”, “i vendosur” dhe “njeriun e duhur”. Ai ishte një udhëheqës që do të kryente gjërat për të cilat vendi kishte nevojë dhe ishte një nga politikanët e parë që duket se interesohej për vendin që prej kohësh ishte lënë në harresë nga drejtuesit. Dhe, për atë pjesë të parë të vitit, kishte një dritë të ngjashme si me atë që nuk ishte parë që nga zgjedhja e Tony Bler në vitin 1997: një ndjenjë e jashtëzakonshme e besimit të popullit, me votuesit të gatshëm të besojnë se Konservatorët e Johnson mund të realizonin vërtet atë që kishin premtuar.
Tani Johnson është afër fundit në renditjen e liderëve botërorë. “I dobët politikisht”, “i hutuar”, janë fjalët që dalin nga grupet e fokusit sot. Votuesit, e përshkruajnë kryeministrin si një “kukull”, të kontrolluar nga këshilltarët e tij. Megjithëse ata priren të mendojnë se ai po përpiqet të punojë më së miri, ata vënë në dyshim aftësinë e tij. Ai shihet si një figurë për t’u mëshiruar ndërsa zvarritet në podiumin e një konference tjetër shtypi. Arritja e një marrëveshje për Brexit mund të duket se i ka dhënë atij një hov por duke pasur parasysh spikatjen e ulët të çështjes për shumë votues nuk ka gjasa të ndryshojë përgjithmonë pikëpamjen e publikut për të. Ai nuk është më “mbret botëror”, por shihet se është një njeri i humbur.
Çfarë e shkaktoi këtë transformim të imazhit të tij?! Nuk ishte fillimi i vetë pandemisë. Ndërsa Johnson ishte mbyllur në betejën e tij me virusin dhe u zhvendos në kujdesin intensiv në Prill, gjendja u bë jopolitike, vendi u mbajt në një lloj ekstazë të sëmurë pasi ndjeu atë që shkrimtari Mattheu d’Ancona e përshkroi si “një valë e ndjeshmërisë së thellë, e shoqëruar me ankth të thellë”për udhëheqësin e tyre. Kryeministri u shërua dhe në ditën e tij të parë jashtë spitalit ai filmoi një video nga Douning Street duke falënderuar NHS, një fjalim autentik i përshëndetur në të gjitha kahet politike. Njerëzit ishin të gatshëm të besonin tek ai për të udhëhequr dhe për të dalë nga pandemia.
Më tej erdhën një seri gabimesh të paforcuara që do të rrëzonin besimin e popullsisë pothuajse po aq shpejt sa u ndërtua dhe transformuan mënyra sesi u pa figura e Johnson.
Masa e parë erdhi në 10 maj, kur ai njoftoi lehtësimin e masave të bllokimit. Kjo nuk ishte një detyrë e lehtë, por një grup rregullash konfuze, një parullë e paqëndrueshme dhe e prishur së shpejti e “qëndroni vigjilent” dhe mesazheve të përziera për të punuar nga shtëpia solli hutim dhe nxiti sarkazmën tek popullsia.
Ky konfuzion mbi komunikimet për koronavirusin vazhdoi gjatë gjithë vitit. Rezultati është që shumë pak njerëz mund të përshkruajnë rregullat në zonën e tyre – në të vërtetë, thjesht duke u bërë pyetjen ata qeshin me tallje. Nuk ka qenë vetëm komunikimi në vetvete, por shpejtësia me të cilën janë njoftuar ndryshimet. Qoftë për dhënien e notave të parashikuara për provime, bllokimin e nëntorit, apo ndryshimet në rregullat e Krishtlindjes, popullata e lodhur tanimë e dinte se këto gjëra duhet dhe eventualisht do të ndodhin. Ndërsa një vendim tjetër i pashmangshëm u mor më në fund, njerëzit filluan të mendonin gjithnjë e më shumë se njeriu që duhej t’i drejtonte ata nuk po vepronte si duhej.
Por asnjë moment nuk ishte aq domethënës sa qëndrimi i Kryeministrit ndaj Dominic Cummings. Qëndrimi tallës nga vetë Cummings, si dhe dështimi i kryeministrit për ta shkarkuar atë, bëri që njerëzit mendonin se sakrificat e tyre personale tani ishin të pakuptimta.
Dhe ja ku jemi tani… Johnson nuk urrehet siç mund të supozohet por thjesht mëshirohet nga popullsia. Karakteristikat që votuesit më parë pëlqenin për të tani përfliten si dobësi. Pamja e tij (“e dashur” një vit më parë) tani shihet si provë që ne nuk jemi një “vend serioz”.
Por, përkundër kësaj, pavarësisht se figura e Johnson është zvogëluar këtë vit, ajo nuk është shkatërruar. Konservatorët mbeten me 40% në sondazhe, dhe Johnson ka një vlerësim më të lartë se sa kishin të tre paraardhësit e tij.
Mburoja kryesore e Johnson është mbrojtja që e ka dhënë dhe reagimi ndaj virusit. Ajo e ka mbrojtur qeverinë nga një moment me të vërtetë shkatërrues reputacioni.
E ardhmja e Johnson-it nuk është ajo e të qënurit, viktima politike e vitit 2020. Është diçka shumë më e çmuar, besimi i publikut. Është një gjë e rrallë që një punëtor në dyqan në Darlington të thotë se ata mendojnë se një qeveri më në fund mund t’iu kushtojë vëmendje atyre, për të besuar se gjërat më në fund mund të jenë ndryshe. Në një botë të partive populiste në ekstreme, zhvendosja midis njerëzve dhe qeverisë, entuziazmi dhe besimi pas fjalimit të Johnson rreth NHS ishte një premtim i rrallë që kryeministri mbajti.
Këtë vit, ai besim që Johnson krijoi fillimisht, u shkatërrua. Sipas Ipsos-Mori, besimi te ministrat e qeverisë që nga nëntori ishte në pikën e tij më të ulët që nga skandali i shpenzimeve në 2009. Realiteti në dukje i një politikani të pavarur është prishur dhe zëvendësuar me pikëpamjen e vjetër se ato janë thjesht zëdhënës për këshilltarët e dhomave të pasme. Pyetja që po bëjnë votuesit nuk është më nëse politikanët do të japin diçka për ta, por edhe një herë nëse ata interesohen për pak njerëzit e zakonshëm.
Disa mund të thonë se kjo është një humbje e vogël, një moment që shfaqet vetëm një herë në një kohëp or është e rrallë një mundësi e tillë që e bën humbjen kaq akute. Sakrifikuar në altarin e Barnard Castle, si dhe gabimet e tjera të paforcuara që ndodhën këtë vit, nuk ishte e ardhmja politike e paramenduar e Johnson por besimi në vetë sistemin tonë. Humbja e mundësisë për të ushqyer dhe forcuar atë besim të brishtë është trashëgimia e vërtetë e këtij viti të vrullshëm.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al