MENU
klinika

Rama uron ndryshe Ditën e Rinisë

“30 VJET janë shumë në rrugën e një njeriu, por jo…”

08.12.2020 - 09:57

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka reaguar për Ditën e Rinisë, e cila shënon 30 vjetorin e rënies së komunizmit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se 30 vite janë shumë në rrugën e njeriut, por jo aq shumë sa në rrugën e historisë së një vendi, sidomos kur kjo është koha e kalimit nga një diktaturë ekstreme, në një demokraci funksionale.

Pjesë aktive e përpjekjeve përgjatë kësaj rruge, këtë gjë kryeministri e ka cilësuar si privilegj të jashtëzakonshëm së bashku me nderin e madh të udhëheqjes së vendit në 7 vitet e fundit.

“30 VJET janë shumë në rrugën e një njeriu, por jo edhe aq në rrugën e historisë së një vendi e sidomos kur kjo është koha e kalimit nga një diktaturë ekstreme, në një demokraci funksionale. Bëhen plot 30 VJET sot nga dita, apo më saktë mbrëmja e daljes së studentëve në rrugën pa kthim të daljes prej diktaturës. Vite të jashtëzakonshme në jetën e shoqërisë sonë dhe një privilegj i jashtëzakonshëm të qenurit pjesë aktive e përpjekjeve përgjatë kësaj rruge, së bashku me nderin e madh të udhëheqjes së vendit në 7 vitet e fundit, pavarësisht thinjave të shtuara me një shpejtësi marramendëse në këto vite”, shkruan Rama.