MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A ndikon Covid-19 në përkeqësimin e dhimbjeve të kockave?

08.12.2020 - 10:45

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A ndikon Covid-19 në përkeqësimin e dhimbjeve të kockave?

Mjeku: Sëmundjet reumatizmale janë ndër shqetësimet më të shpeshta të shëndetit. Mosha është një faktor që ndikon në këto sëmundje. Sëmundjet më të shpeshta janë problemet atrozike të cilat shkaktojnë shumë dhimbje tek pacienti, sëmundja e burstit, artriti, osteoartroza.

Mjekja reumatologe ne Poliklinikën e Specialiteteve Nr.3, Tiranë, Julia Kollcaku në një intervistë për gazetën “Shëndet plus “ tregon rreth ketyre sëmundjeve, moshën në të cilën fillojnë, gjininë më të prekur dhe ndikimin e COVID-19 në këto sëmundje.

Sëmundjet më të shpeshta janë problemet atrozike. Këto probleme shkaktojnë shumë dhimbje tek pacienti. Kemi patur pacientë me e sëmundjen e bursitit ose siç njihet ndryshe, bllokimi i krahut. Gjithashtu. kemi problemet me spondiliartrozën e mesit apo edhe dhimbjet e qafës.

A është mosha një faktor që lidhet me këto sëmundje ?

Po mosha është faktori kryesor. Me kalimin e viteve sëmundjet e sistemit muskul-skeletik fillojnë më shumë sepse ulet cilësia e kockës. Pas moshës 50 vjeç fillojnë të shfaqen artrozat në gjunjë, pjesën e duarve, në bërryl, supe. Kjo shkakton mungesë të lëvizjes, pacienti nuk lëviz dot si dhe ka dhimbje. Dhimbja është një nga shenjat kryesore.

Sa e përhapur është sëmundja e artritit në popullatë? Po osteoartroza?

Sëmundja më e shpeshtë tek ne është osteoartroza. Të dyja sëmundjet janë të ndryshme nga njëra- tjetra.

Artriti është një sëmundje me metodologji të pa njohur. Ka shumë shkaqe por është një sëmundje e indit lidhor dhe është autoimmune. Ndërsa osteoartroza është sëmundje degjenerative ose sëmundja e moshës.

Cilët janë më të prekur femrat apo meshkujt?

Nga studimet e bëra dhe sipas statistikave artriti reumatoid prek më shumë femrat. Kjo sëmundje prek më shumë artikulacionin e duarve, arrin të bëjë deformim të tyre dhe kufizim të lëvizjes. Pacienti ngrihet në mëngjes dhe ka ngurtësim tek duart. E kanë dhimbjen më shumë në qetësi dhe lëvizja i ndihmon.

Ndryshe nga osteartroza që lëvizja i pengon. Janë dy grupmosha që preken nga kjo sëmundje. Në fillim prek moshën nga 35-50 vjeç, pastaj kthehet dhe në moshën e tretë nga 60 e lart.

A ndikon COVID-19 tek këto sëmundje?

Po, ndikon! COVID-19 ndikon më shumë në shtimin e dhimbjeve të kockave dhe të muskujve në kuadrin e virozës. Të gjitha viruset e shtojnë dhimbjen e muskujve dhe të kockave, kjo varet nga virulenca, nga ditët, piku i sëmundjes. Kjo për pasojë i shton edhe më shumë dhimbje pacientit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.