MENU
klinika

Prokurorja flet mbi materialet

Akuzat ndaj ish-drejtuesve të UÇK, nis seanca në Hagë

17.12.2020 - 12:11

4 ish- drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi janë paraqitur para gjykatës (17 dhjetor). Seanca nisi në orën 11:00. 

Më herët, Gjykata Speciale në Hagë ka publikuar dosjen e plotë në të cilët janë të gjitha akuzat e ngritura 4 ish-drejtuesve. Në aktakuzë theksohet se krimet e kryera nga ish-pjesëtarët e UÇK-së kanë qenë të shumta, sipas tyre të paktën 246 pjesëtarë të UÇK-së janë të përshirë në krime.

Për këtë dokument të akuzuarit kanë shprehur pakënaqësi, sipas së cilëve është version i redaktuar. Ka qenë vetë presidenti Hashim Thaçi, i cili nëpërmjet avokatit të tij, David Hooper ka thënë se janë hequr 2 akuzat kryesore për të cilat është ngritur kjo Gjykatë, ato për trafik të organeve dhe për ‘Shtëpinë e Verdhë’. Ish- presidenti Hashim Thaçi së bashku me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin akuzohen për krime lufte.

Ndaj tyre rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç’njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1991.

Në seancën e sotme, Prokuroria në Hagë ka bërë me dije se i janë dorëzuar mbrojtjes 1309 materiale shfajësuese!

“Prokuroria i ka dorëzuar mbrojtjes 1309 materiale shfajësuese, përvec kësaj kemi nxjerrë materialet mbështetëse të aktakuzës dhe kemi nxjerrë dhe deklaratat që kemi marrë nga të akuzuar në shqip dhe anglisht. Materialet e nxjerra përfshijë 1764 dokumente. Prokuroria po plotëson afatet e caktuara në përputhje me detyrimin dot, presim që paketën e dytë të materialeve t’ia dorëzojmë mbrojtjes pas pushimit të gjykatës. Paketa e parë u prezantua në 10 dhjetor, por për shkak të problemeve teknike marrësve nuk u është dërguar një njoftim elektronik”, tha Prokuroria.