MENU
klinika

“Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë apo perfekte”

Ambasada amerikane: Shqipëria është vetëm një gjykatës larg…

18.12.2020 - 18:24

Ndërsa pritet të emërohet anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugë bërjes funksionale të kësaj gjykate, ambasada amerikane në Tiranë thekson se reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, as e shpejtë dhe as perfektë.

Ambasada përmes një mesazhi në “Facebook” thekson se Reforma në Drejtësi duhet të vazhdojë të ecë përpara hap pas hapi.

Reagimi: Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo perfekte, por është duke ecur përpara – hap pas hapi – dhe duhet të vazhdojë. Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të mbështesin me forcë dëshirën e popullit shqiptar për një sistem drejtësie transparent, të drejtë dhe tërësisht funksional. Falë bashkëpunimit të ngushtë midis Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Presidencës dhe Parlamentit, me këtë emërim në pritje, Shqipëria është vetëm një gjykatës larg nga një Gjykatë Kushtetuese funksionale (funksionaliteti kërkon një kuorum prej 6 gjykatësish nga 9). Veprimet e tyre u përgjigjen opinionit të Komisionit të Venecias, kërkesave për pranimin në Bashkimin Europian dhe – më e rëndësishmja – kërkesës së popullit shqiptar. Le të ecim përpara – hap pas hapi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Urdhri i Kuvendit: Shpall menjëherë të gjitha vakancat

Mesazhi i Yuri Kim/ Ja si KLGJ mban peng Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë!

Yuri Kim: Ata që s’e duan Reformën në Drejtësi po përpiqen të…

“Nuk heq dorë kollaj”- Paralajmërimi i ambasadores amerikane