Dje u mbajt nata finale e “Festivalit të Këngës” në RTSH, i cili ka shpallur edhe një fitues.
Pas 3 netëve spektakël, juria ka votuar me çmimin e parë këngëtaren Anxhela Peristeri, e cila konkurroi me këngën “Karma”.
Në muajin maj të vitit 2021, kjo këngë fituese do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”, i cili këtë vit do të mbahet në Rotterdam.
Këto javë, në media qarkulloi një lajm jo zyrtar për fitoren e “paracaktuar” të këngëtares Peristeri, lajm i cili u mohua kategorikisht nga drejtori i Festivalit të RTSH-së, Martin Leka, si dhe nga Anxhela.
“Nuk kam dashur të flas farë për këtë pjesë, pasi ishte një budallëqe me brirë. Portalet duhet të kenë kujdes se nga i marrin lajmet sepse ky lajm është marrë nga Facebook i një personi, që ka bërë një parashikim personal dhe më pas e kanë nxjerrë si një lajm zyrtar. Nuk është aspak e drejtë. Ky person është shprehur se ka shumë kohë që bën parashikime të tilla dh asnjëherë s’është bërë lajm. Mua më uruan disa persona dhe më pas kaloi. Eurovisoni është qëllimi i shumicës. Kur vendosa që do të merrj pjesë në Festival, i thash Kledi Bahitit të bëjmë një këngë të bukur si gjithmonë. Ndonjëherë, këngëtarët duke u përpjekur të bëjnë këngë të bukura, të denja për Eurovison, i prishin ato. Më pas, janë edhe politikat e Eurovizionit, votat nëpërmjet shteteve. Të gjithë sunojmë që ta çojmë këngën në Eurovison, kur konkurojmë për Festivalin e Fundvitit.”- ka thënë Peristeri më herët.