MENU
klinika

E ka treguar vetë këngëtarja

Arsyeja pse Soni u divorcua nuk është nga ato të zakonshmet

07.12.2020 - 11:01

Soni Malaj nuk u martua me Mirkon për pasaportë italiane dhe as nuk u nda për shkak tradhëtie. Këngëtarja sqaroi për herë të parë sot e ftuar në “E diela shqiptare”, marrëdhënien me Mirkon, martesën dhe ndarjen e tyre. Në një intervistë me Ardit Gjebrean, Soni tregoi se nuk ka pasaportë italiane, madje as letrat nuk i ka bërë prandaj asgjë nuk ka të vërtetë në thashethemet që janë bërë.

Ardit Gjebrea: Kur ti u martove me Mirkon dikur filluan të flisnin që Soni e bëri këtë martesë përveç të tjerave që të kishte dhe një pasaportë italiane.

Soni Malaj: E di e kam dëgjuar, por që në fakt unë as letrat nuk i kam bërë, pasaportën nuk e kam dhe kjo lehtësisht mund të vërtetohet.

E pyetur për arsyen e ndarjes, Soni theksoi se diçka më e madhe se tradhtia e çoi drejt këtij vendimi.

Ardit Gjebrea: Divorci pse u bë?

Soni Malaj: Njerëzit ndonjëherë kanë shumë ideale patriotike ndoshta që tani të thëna mund të më duken dhe patetike dhe njerëzit nuk do e kuptonin dot. Nuk ka qenë as çështje tradhtie, por janë disa gjëra të tjera që thellë thellë janë më të mëdha.
Ardit Gjebrea: Kur thua ideale, cili mund të jetë ideali i një njeriu, vendi, liria?
Soni Malaj: Liria.

Këngëtarja u shpreh se me Mirkon sot ruan një raport korrekt sepse mes tyre gjithmonë do të jetë vajza, Ana.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN