MENU
klinika

"Vox Aquilae" shqip në Bruksel

Artistët shqiptaro-belgë pro kulturës kombëtare

16.12.2020 - 13:19

        Legjendat dhe përrallta shqiptare po qarkullojnë në rrjetet sociale – ide kjo, e artistëve shqiptaro-belgë, për të promovuar kulturën popullore kombëtare, bashkuar rreth shoqatës “Vox Aquilae” në Bruksel, themeluar nga Fran Kukaj dhe Sonila Tuci./Konica.al

Një ide origjinale në formë videoje e regjisorit Zenel Laçi, frymëuar nga veprat e autorit Safet Kryemadhi, “Legjenda, fabula dhe përralla shqiptare”, si dhe “Përralla dhe legjenda nga vendi i shqiponjave” publikuar nga shtëpia botuese franceze “Ovadia”, raporton albinfo.ch. Këtij projekti i është bashkuar edhe grupi i njohur muzikor shqiptar i Belgjikës “Albrapsodie Trio”, që çel ciklin e çdo videoje, me një kaba të mrekullueshme.


Qëllimi i “Përrallave dhe legjendave shqiptare” për këta artistë, është të promovojnë dhe mbrojnë pasurinë kulturore shqiptare, që në botë vazhdon të jetë ende pak e njohur. Për ta arritur këtë qëllim, artistët kanë krijuar një seri videosh me këto legjenda.

Ndër legjendat e realizuara janë: “Manisa”, “Zhdukja”, “Kostandini dhe Doruntina” etj, rrënjosur në kujtesë qysh nga fëmijëria kur nënat tona fillonin: «Na ishte njëherë… ».

Botë fantastike, misterioze me personazhe mahnitëse, zana, oda, kuçedra,… përralla të urta, argëtuese, për të vegjël e për të rritur, ku takohen humori, dashuria, mrekullia dhe tragjedia, “Vox Aquilae” ju fton të udhëtoni dhe ta shijoni projektin e mrekullueshëm të artistëve shqiptaro-belgë.

Projekti daton më 28 nëntor 2020, me rastin e festës tonë kombëtare.

Tanimë, në rrjetet sociale, në çdo dy javë vjen nga një përrallë ose një legjendë e re. Për të gjithë botën shqiptare, i gjeni në: – Youtube Channel : Vox Aquilae Bruxelles – Instagram : @vox.aquilae – Facebook Page : facebook.com/voxaquilae.bruxelles/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja si e torturuan dhe e vranë pa mëshirë 20-vjeçaren

‘Dua një republikë demokratike si e Nolit’