MENU
klinika

Ursula Von der Leyen: Do të përdoren për të mbrojtur…

“BE do të dhurojnë vaksina ndaj COVID-19 për Ballkanin Perëndimor”

11.12.2020 - 14:28

Presidentja e KE, Ursula Von der Leyen ka deklaruar se BE do të koordinojë dhurimin e vaksinave nga shtetet anëtare tek vendet e Ballkanit Perëndimor dhe fqinjët.

Edhe Shqipëria si pjesë e Ballkanit Perëndimor pritet të përfitojë

Një prej vendeve të Ballkanit Perëndimor është dhe Shqipëria e cila do të përfitojë. Ursula Von der Leyen bën me dije se në veçanti këto doza të dhuruara të vaksinës do jetë për punonjësit e kujdesit shëndetësor.

“Ne gjithashtu kujdesemi për fqinjët tanë, Bashkimi Evropian do të koordinojë dhurimin e vaksinave nga Shtetet Anëtare, në veçanti për të mbrojtur punonjësit e kujdesit shëndetësor në Ballkanin Perëndimor”– thotë Von der Leyen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN