MENU
klinika

Paratë për bamirësi

Belgjika nuk toleron: Gjoba dhe kartonë për përqafimet

30.12.2020 - 12:55

Një nga rregullat që u vendos në futboll pas rikthimit në fushë në vitin 2020 ishte që futbollistët nuk duhet të përqafoheshin pas shënimit të golit. Megjithatë, me kalimin e javëve u vu re që ky rregull u injorua dhe pavarësisht paralajmërimit për ndëshkim, asnjëherë nuk u vu në zbatim, madje edhe në ligat kryesore evropiane.

Por Belgjika tashmë do të nisë me sanksionet për këtë rregull dhe nuk do të tolerojë. Të paktën ky është ultimatumi i Ligës së futbollit të këtij vendi. Së pari, do të ketë gjobë prej 750 euro dhe një karton i verdhë për secilin që përqafohet. Kjo vlen edhe për lojtarët e stolit, të cilët janë të detyruar të mbajnë maskë.

Për klubet do të ketë gjithashtu pasoja, të cilat mund të pësojnë një gjobë nga 5 mijë deri në 10 mijë euro në varësi të sjelljes së futbollistëve dhe raportit të gjyqtarit ose pamjeve televizive.

Qëllimi i ligës nuk është të mbushë arkën e saj, pasi të gjitha këto pará do të shkojnë për një shoqatë jofitimprurëse që ofron mbështetje telefonike për të gjithë ata njerëz që në këto momente pandemie jetojnë në një situatë të vetmisë dhe depresionit.

Përveç kësaj iniciative, Pro League e Belgjikës po vlerëson gjithashtu mundësinë e përfshirjes të të gjithë atyre që shkelin rregullin në një seri nismash për përfitim publik. Belgjika ishte e para që mbylli sezonin në tavolinë dhe sërish e para me një iniciativë të tillë.