MENU
klinika

Ekspertët dalin me këshillën që duhet ta dimë të gjithë

Bënë vaksinën e COVID, dy anëtarëve të stafit të Urgjencës iu ndodh e papritura

09.12.2020 - 11:51

Rregullatorët e Britanisë së Madhe kanë lëshuar një paralajmërim lidhur me vaksinën anti-COVID-19. Në një artikull të “Mirror” shkruhet se njerëzit që kanë një histori me reaksionet alergjike nuk duhet ta marrin vaksinën e “Pfizer”.

Paralajmërimi vjen pasi dy anëtarë të stafit të Urgjencës që u injektuan me dozën e parë pësuan një reaksion alergjik, megjithatë mësohet se të dy janë rikuperuar.

Vaksinimet filluan në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dje me më të moshuarit, njerëzit që kujdesen për ta në azile dhe stafin mjekësor. Margaret Keenan, 90 vjeç ishte e para që mori dozën e parë të vaksinës që në orën 6:31 të mëngjesit në Coventry.