MENU
klinika

Ari dixhital/ Parashikimi i ekspertëve

Bitcoin mund të kap vlerën 1 triliardë dollarë në 2021

20.12.2020 - 20:02

Vlera e tregut të Bitcoin mund të arrijë në 1 trilion dollarë diku në 2021 pasi investitorët aprovojnë statusin e saj të monedhës rezervë, sipas Garrick Hileman, kreu i hulumtimit në Blockchain.com.

Lojtarët kryesorë institucionalë si Stanley Druckenmiller, BlackRock, Bill Miller dhe Jack Dorsey kanë pranuar që Bitcoin jo vetëm që nuk po zhduket, por po bëhet një aset rezervë dhe po vërteton tezën dixhitale të arit, tha Hileman.

Bitcoin ka një vlerë aktuale tregu prej rreth 442 miliardë dollarë, ndërsa ai i arit qëndron në afërsisht 10 trilionë dollarë. Këtë javë kriptovaluta fitoi 12% vetëm gjatë dy ditëve dhe po tregtohej me 22,994 dollarë të shtunën.

“Mendoj që Bitcoin do të bëhet një pasuri prej trilion dollarësh që nga viti i ardhshëm“, tha studiuesi i kriptos për Business Insider.

Që kufiri i tregut të Bitcoin të arrijë 1 trilion dollarë, do të duhet të godasë një çmim prej 54,000 dollarë në vitin e ardhshëm – një rritje prej 130% nga ku është tani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk mund të jesh një ekonomi serioze botërore nëse..."

RT/ Prodhimi është çfarë ka nevojë SHBA tani

Kur pritet të jetë në qarkullim?

Evropa drejt euros digjitale

Prof. Dr. Adrian Civici/ Një model i ri biznesi

E ardhmja e bankave, një lidhje e re me klientët