MENU
klinika

"Lonelyplanet"

Bjeshkët e Nemuna i fundit vend i egër në Ballkan

20.12.2020 - 14:07

      Me një botë kaq shumë pak të arritshme aktualisht, po i hedhim sytë nga arkivi ynë, për të rishikuar udhëtimet e shkuara dhe për të parë sesi “Lonelyplanet”, ka kaluar dekada duke eksploruar botën, me shpresën për ta kuptuar më mirë atë, – shkruan kështu Oliver Smith, për https://www.lonelyplanet.com./Konica.al

House in Valbona valley, Albania.

”Bjeshkët e Nemuna kalojnë nëpër kufijtë e tri vendeve: Malit të Zi, Kosovës e Shqipërisë.

Prej dekadash, Bjeshkët e Nemuna shërbyen si “muri” gjigant gjeologjik i Berlinit, pengesa përfundimtare për këdo që kërkonte të largohej nga Shqipëria e asaj kohe, për të pasur lirinë relative në Malin e Zi, asokohe pjesë e Jugosllavisë.

Shqipëria ndodhet në mes Romës dhe Athinës, por fundin e shekullit XX e kaloi si të ishte Korja e Veriut europiane, as anëtare në NATO, as në Bllokun Lindor e as në Lëvizjen e Vendeve të Paangazhuara, madje nuk merrte pjesë as në konkursin e këngës “Eurovision”, deri kohët e fundit.

Për çdo alpinist që kalon natën në fshatra të tilla, si Thethi, Shqipëria krijon përzierje krejt të ndryshme: shijen e mjaltit nga kosheret e shumta mbi bukën e sapopjekur, rrëketë e ftohta malore që rrjedhin nën urat osmane, përplasjen e filxhanëve kinezë të mbushur me kafe të fortë turke, përshëndetjet e barinjve që çojnë kopetë në kullota.

House in Valbona valley, Albania.

Pas një nate në Theth, guida shqiptare më çon drejt Luginës së Valbonës, nëpër një kalim shkëmbor.

Sa më lart që ngjiteshim, pamja zgjerohej në modalitetin IMAX: kështjella shkëmbore gjigante, livadhe ngjyrë blu nën avujt e nxehtësisë, me shqiponjat që fluturojnë nga rrymat e ngrohta ajrore të Adriatikut.

Nga pika më e lartë e qafës, shihet qartë se Bjeshkët e Nemuna janë një vendet e fundit të virgjra në Ballkan.

Diku në kufijtë poshtë, hasen ujqër dhe arinj të murrmë, sigurisht edhe rrëqebulli i Ballkanit, i rrezikuar në mënyrë kritike.

“Këto male janë ndoshta, vendi i fundit, me të vërtetë i egër, në Europë”,  – përfundon guida./Konica.al

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!