MENU
klinika

Nga 2021

BREXIT, lojtarët britanikë ekstrakomunitarë në Evropë

31.12.2020 - 15:11

Duket se Evropa po “hakmerret” menjëherë ndaj Britanisë së Madhe, me vendimin për të dalë nga nga BE-ja. Të paktën në futboll. Për futbollistët anglezë, tashmë do të jetë shumë më e vështirë që të provojnë një eksperiencë jashtë vendit të tyre, në kampionatet e tjera elitare.

Kështu, Liga spanjolle ka bërë të ditur se duke filluar nga 1 janari 2021, të gjithë lojtarët nga Britania e Madhe do të cilësohen ekstrakomunitarë. Rregulli për këtë edicion përfshinte ata lojtarë që nënshkruanin me klubet që nga janari, ndërsa për ata ekzistues, deri në fund të sezonit nuk do të ishte në fuqi ky rregull.

Nga fillimi i edicionit 2021-2022, të gjithë lojtarët nga Britania e Madhe do të cilësoheshin të tillë në Spanjë e kështu, duhej t’u nënshtroheshin rregullave të regjistrimit në klube si pjesë e numrit të reduktuar të futbollistëve që nuk i përkitnin Bashkimit Evropian.

jamie vardy dhe Harry Kane

Rregullore të ngjashme pritet të aplikohen në të gjitha kampionatet e tjera kryesore evropiane, duke e bërë thuajse të pamundur që të përsëriten raste të ngjashme si ato të Sancho apo Mussiala në Gjermani, pasi rregullat bëhen efektive që tek akademitë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN