MENU
klinika

Vendi i parë në botë

Britania miraton vaksinën Pfizer, do jetë në dispozicion javën e ardhshme

02.12.2020 - 09:34

Britania është bërë vendi parë në botë që miraton vaksinën Pfizer/ BioNTec për përdorim të gjerë.

Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) është shprehur se vaksina është 95% efektive dhe se është e sigurt për të filluar përdorimin.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Britania do të fillojë përdorimin e vaksinën Pfizer javës tjetër. Britania e Madhe tashmë ka porositur 40 milion doza, të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milion njerëz.

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock shkroi në Tëitter: “Do të fillojë vaksinimi javës tjetër,”.

Kush do ta marrë atë?

Ekspertët kanë hartuar një listë, të parët që do të vaksinohen janë banorët dhe personeli i shtëpive të kujdesit, të ndjekur nga personat mbi 80 vjeç dhe punonjës të tjerë të kujdesit shëndetësor dhe social.