MENU
klinika

Zaev falënderon Borisovin

Bullgaria do t’i dhurojë Maqedonisë vaksina antiCovid

23.12.2020 - 09:43

Si vend anëtar i Bashkimit Evropian, Bullgaria ka vendosur që një pjesë e vaksinave antiCOVID-19 nga kontigjenti i parë t’i dhurohet Maqedonisë së Veriut. Vendimi në fjalë është ndërmarrë në një kohë kur mes dy vendeve ka tensione, për shkak të bllokadës bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, në planin e integrimit në BE dhe hapjen e negociatave.

Gjesti është përshëndetur nga ana e kryeministrit Zoran Zaev, i cili përmes një postimi në Facebook ka falënderuar homologun e tij bullgar, Bojko Borisov.

“Pas vendimit për të dhuruar vaksinat kam shprehur falënderim personalisht ndaj kryeministrit Borisov, Qeverisë bullgare dhe popullit bullgar për gjestin solidar dhe human si dhe për një akt të veçantë të miqësisë ndaj popullit maqedonas dhe të gjithë popujve në Maqedoni”, shkroi Zaev.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kur pritet të vijë në vaksina anti-Covid në Shqipëri!

Në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi mbërrijnë dozat e para

Të hënën shpërndahen 5 mijë dozat e para

Vaksina anti-Covid mbërrin në Serbi!