MENU
klinika

Kur gruaja ta bën 8 me 2!

Camila Morrone e ka bërë Di Caprion çun për shtëpi!

23.12.2020 - 13:17

Pas kamerave, Leonardo DiCaprio po e çon në një nivel tjetër marrëdhënien me bukuroshen që i ka vjedhur zemrën.

46-vjeçari dhe 23-vjeçarja Camila Morrone mbeten shumë të dashuruar, edhe pas tre viteve kur u shfaqën në daljen e parë publike në dhjetor 2017.

“Lidhja mes tyre po bëhet çdo ditë e më e fortë.”-shkruan E!News. “Ai është shumë komod me Camila dhe lidhja mes tyre është tejet serioze”.

Në fakt, të dy jetojnë së bashku. “Ai po xhiron tani, por kohën që i mbetet Leo e kalon me të dashurën e tij dhe është bërë një çun për shtëpi. Madje ai ka kufizuar edhe kohën që ai kalonte me djemtë e tij,” shpjegon e njëjta media. “Atij i pëlqen vërtetë jeta e tij me të dhe ata janë shumë të lumtur”.

Ata u panë së fundmi së bashku në Nobu në Malibu, Calif, në tetor. Muaj më parë në prill, ata u panë në një shëtitje së bashku me qenin e tyre në Los Angeles.

Leonardo DiCaprio, Camila Morrone

Ndërsa ata e kanë mbajtur romancën e tyre shumë private, Morrone foli mbi diferencën e tyre prej 23 viteve gjatë një interviste në dhjetor 2019.

“Ka kaq shumë marrëdhënie në Hollywood – dhe në historinë e botës – ku njerëzit kanë diferencë të madhe në moshë,” tha ajo për Los Angeles Times. “Thjesht mendoj se çdokush mund të dalë me atë që duan të takohen.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN