“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Cili është shkaku i puçrrave të vogla në trup?
Mjeku: Po flasim për ato puçrrat e vogla që dalin në trup, kryesisht në pjesën e shpatullave dhe kurrizit. Këto puçrra janë një tregues se organizmi ynë është intolerant ndaj glutenit.
Gluteni është stimulues i sëmundjeve ndryshme të lëkurës, siç janë ekzema dhe psoriaza. Por kjo varet nga organizmi, sepse çdo organizëm e tret në mënyrë të ndryshme glutenin. Dhe për pasojë, organizmi që e ka të vështirë ta tresë, e shfaq mbi lëkurë në formën e puçrrave. Këto puçrra shoqërohen me kruajtje, kjo për shkak se sistemi imunitar duke qenë intolerant krijon antitrupa që e stimulojnë.
Megjithatë, kjo është forma më “e lehtë” e shfaqjes, pasi intoleranca ndaj glutenit shkakton edhe probleme me stomakun, lodhje kronike, mungesë përqendrimi, depresion, ankth, deri në vështirësi për ngjizje. Secila prej këtyre alergjive shoqërohet me simptoma specifike.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.