MENU
klinika

Carabao Cup

City shkatërron Arsenalin në kupë

22.12.2020 - 23:05

Manchester City ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Carabao Cup pasi ka mundur 4-1 në Emirates Stadium, Arsenal-in.

Topçinjtë nuk pësonin të paktën katër gola në një ndeshje të Kupës së Ligës të luajtur në shtëpi që nga nëntori i 1998-ës, kur skuadra drejtohej nga Ëenger (0-5 kundër Chelsea-t).

Gabriel Jesus (3′), Mahrez (54′), Foden (59′) dhe Laporte (73′) kanë shënuar për skuadrën e Pep Guardiola-s. Laczaette (31′) ka qenë autori i golit të vetëm të londinezëve.