MENU
klinika

Artisti shpjegohet pa frikë

Çun Lajçi ndan lajmin e trishtë dhe një peng…

22.12.2020 - 18:00

        Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi, ka ka humbur dëgjimin në njërin vesh ndërsa tjetri funksionon vetëm 30 për qind.

Ai shkroi se gjatë një kontrolli rutinor për veshët, mjekët i thanë se njëri vesh nuk është jashtë funksionit, ndërsa tjetri,  30 për qind funksional. Çun Lajçi sqaroi se nuk dihet arsyeja e humbjes së dëgjimit, teksa theksoi se e vetmja gjë që do t’i mbetet peng është se nuk do dëgjojë dot zërin e lahutës dhe s’do mund të këndojë më.

Muzikanti u kërkoi njerëzve që nëse e thërrasin në rrugë dhe ai nuk e kthen kokën, të mos ia marrin për mendjemadhësi.

‘E trishtë. Isha në nji kontrollë rutinore për vesh dhe merre me mend, njeni vesh papritmas e paska humb n’dëgjimin. Tjetri edhe 30% funksionon. Pse? S’e di as doktori. Por, s’po ankohem, veç nëse m’shurdhohen, do t’me mbetët peng që s’do ta ndëgjoj zanin e lahutës e s’do t’mund me knua ma! Për tjetër shnosh! Nëse s’e kthej kryet kur t’më thirrni në rrugë, mos u hatroni. Se kam nga mendjemadhësia. Do të t’rri me klysh. E trishtë”, ka shkruar Lajçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mos u bëj narcist, bëj koalicion me LDK-në e udhëhiq Kosovën"

“Boll na prin’ karajfilat”, Çun Lajçi mesazh Albin Kurtit


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit